11 vite punë në serë, fermeret: Marrim 25 mijë lekë dita, ndërtuam shtëpitë

26 Tetor 2022, 09:10Sociale TEMA

11 vite punë në serë, fermeret: Marrim 25 mijë lekë

11 vite punë në serë, Alketa dhe Nertila: Marrim 25 mijë lekë dita, kemi ndërtuar shtëpitë

Ka nisur të punojë në bujqësi që në moshën 25-vjeçare. Mungesa e arsimit të lartë e detyroi të bënte këtë punë. Sot Nertila thotë se nuk e ndërron me asnjë tjetër.

“Kam 8 vite, është diçka që të mban ditë për ditë me punë. Kam lënë emigrimin, kisha 8 vite, ishte shumë shtrenjtë dhe nuk e përballoja dot. Këtu kam shtëpinë time, edhe pse këtu janë ngritur shumë gjërat, por hajde se na dalin, se punojmë përditë”, thotë Nertila Troka, fermere.

Alketa është kolegia e saj prej vitesh.

Kanë punuar bashkë në sera, nga mëngjesi e deri në darkë. Ashtu si Nertila, duket se ja kanë parë frytet bujqësisë.

Punoj prej 11 vitesh, u ktheva nga kurbeti, Greqia dhe fillova punë këtu. Vetëm kam punuar, bashkëshorti sa ka filluar. Përderisa kam kaq vite, ndihem shumë mirë… Çdo punë ka lodhje, vapa, por jemi mësuar me të tilla kushte”, shprehet Alketa Hasani, fermere.

Nertila dhe Alketa tregojnë se të rinjtë nuk preferojnë të punojnë në bujqësi. Shumica zgjedhin të emigrojnë, edhe pse në fermën ku të dyja ato punojnë, kërkesat për punëtorë vijojnë.



5 Komente

  1. R
    Rrespekt per te gjithe ju Fermere punetore ...

    Ju urojme gjithe te mirat e sa me shume zhvillime e suksese ne jeten tuaj ,sepse jeni nji shembull Pozitive per ate shoqeri dembelesh e qylaxhinjsh . Zoti ju a befte mbare gjithcka ne punen e jeten tuaj .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ku është problemi këtu?

      Mos harromi zëpaguani taksat dhe tatimet, se ju vjen xhaxhi Spaku pastaj.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zalli

        Personaliteti i njeriut qe krijohet nepermjet punes,eshte me i arriri,Ju lumte ,Respekt e mirnjohje per njerzit e punes.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Bravo gocave. Mesazh kafexhinjeve qe qahen dhe ngrohin karriget neper lokale ne pritje te gjermanise, a thua se do ju shtrojne tapetin, veze te skuqme kane per te ngrene per dita!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Manjola

            Bravo me mire si ju e gjumin e ushqim bio ne ???????? sesa ne ne kurbet te mallkum sdim ça ham e ça pim e gjumi nates nuk n'a ze????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje