Lustraxhiu i fundit në Durrës

24 Tetor 2022, 21:30Sociale TEMA

Lustraxhiu i fundit në Durrës

Një ndër zanatet në zhdukje është edhe ai i lustraxhiut. Në qytetin e Durrësit, i fundit që e ushtron këtë punë është Jusuf Tufa, por të gjithë e njohin si “Suf lustraxhiu”.

Prej më shumë se 30 vjetësh, Jusufin e gjen gjithnjë aty, përbri pallatit të sportit, çdo vit e më i pashpresë se prej lustrimit do të fitojë të ardhura.

 “Kam që nga ‘95 që bëj këtë punë. Kemi qenë shumë mirë derisa filluan njerëzit të iknin. Janë fukarenj njerëzit. Nuk janë të qejfit, nuk kanë gusto. Nuk të sheh më njeri çfarë ke veshur nga këmbët, ka ikur çdo gjë” tregoi ai.

Për të mbijetuar Jusufi gjen mënyra alternative të tregtimit të produkteve të stinës.

 “Unë gjatë verës shes misra, rri lodhem ngrihem që në 3 të natës marr 50 a 100 e t’i shes. Misri është pak më ndryshe, ka lekë, se e kap 2000 lekë a 3000 lekë në ditë, por me vështirësi, se do ngrehesh në orën 3 të natës, do shkosh të marrësh misrin, unë nuk kam vend ku t’i lej do rri do më zërë gjumi sipër thesit se ma marrin. As karrocë s’kam, jam shumë në vështirësi,” tha ai.

Është i përlotur, sepse edhe pse çdo ditë në punë, ndonjëherë vuan mungesën e një cope të vetme buke.

I sëmurë me koronare dhe me peshën e moshës mbi supe, ai prapë nuk i thotë jo punës, veçse i druhet shfrytëzimit.

Jusufi është ndër lustraxhinjtë e fundit që e ushtron këtë zanat duke ruajtur traditën e përkujdesit ndaj këpucëve.



2 Komente

  1. E
    Emigranti

    Pse e beni kaq dramatike ,kur erdha ne USA ne javen e pare me ndihmuan per pune ku fillova te laj pjatat filloja punen iren 10 te mengjesit deri ne 6 mbas dite ,ne oren 9 mbas dite punoja po pjata lares ne nje restorant tjeter deri ne oren 5 te mengjesit keto pune i bera per 8 vjet ,si une edhe shume Shqiptar po nga dy pune punonin,e kam per nder qe punova ate derisa rregullova femijt neper shkolla ,isha ne Shqiperi beharin e 2021 shikoja kafet plot ,pothuajse ne te gjitha vitrinat varej nje kerkese per pune kamarier , pyeta te zotin e lokalit pse vetem nje kamariere ku ke shume tavolina ,me tha nuk vijn me punu se duan 50000 ne muaj ,

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropoja

      Suf aty te kutia e votimi ke forcen ti dhe gjithe te shtypurit nga edvin kolera merrini vet ne dore fatet tuaja o do piqni misra o ikni me gomone ose anetar bandash kriminale per ndryshe te vret policia hajde perpara suf

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje