“Shqipërisë po i ikën e ardhmja”

22 Tetor 2022, 21:10Sociale TEMA

“Shqipërisë po i ikën e ardhmja”

Gazetari i emisionit “Piranja”, Eraldo Harlicaj ka udhëtuar bashkë me emigrantët për të na sjellë pamje dramatike të rrugës së mundimshme të shqiptarëve drejt Britanisë. Një udhëtim që mund të jetë edhe pa kthim, që mund të rezultojë fatal.

Këtë rrezik e marrin përsipër jo pak por rreth 13 mijë shqiptarë në vit, madje edhe familje me fëmijë të mitur.

Laku i varfërisë është tendosur fort rreth fytit të tyre dhe i shtrëngon deri sa i nxit të shkojnë drejt gomones duke rrezikuar jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Ky është emigracioni shqiptar i kohëve të sotme. Nuk është aspak një lëvizje e lirë ashtu siç pretendon pushteti në Tiranë, ashtu siç thonë ata: “edhe të rinjtë grek, Italian, francez etj lëvizin, ikin nga vendet e tyre”.

Po, mund të jetë e vërtetë që shifrat e lëvizjes së të rinjve grekë a francez drejt shteteve të tjera mund të jetë e lartë. Por ata lëvizin si qytetarë të botës ndërsa një i ri shqiptar që mund të ketë një diplomë të rëndësishme në xhep, udhëton me gomone duke rrezikuar jetën.

Është e ngjashme drama e emigrantëve, udhëtimi shumë i mundimshëm ia lë vendin një fillimi shumë të vështirë.

Mijëra shqiptarë largohen çdo vit në kërkim të një jetë të re në vende të ndryshme të Evropës dhe përtej saj. Shifrat zyrtare tregojnë se shumica e shqiptarëve jetojnë jashtë atdheut. Aktualisht jemi në një prej valëve më të mëdha të largimit të shqiptarëve.

Referuar shifrave zyrtare, BBC raportoi pak ditë më parë se më shumë se 33.500 emigrantë kanë shkuar këtë vit ilegalisht në Britani me gomone, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë. Sipas statistikave të autoriteteve britanike, 6 në 10 emigrantë në gomone janë shqiptarë.

Çfarë e shtyn një të ri të kalojë nëpër këto mundime? Pse merr përsipër të rrezikojë jetën e minimalisht financat e familjes së tij? Pse të rinjtë duan me çdo kusht të ikin nga Shqipëria? Çfarë programesh ka qeveria shqiptare për të mbajtur të rinjtë në vend?

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së dhe Britani, është më i lartë se ai i vendeve në konflikt si Afganistani, Irani dhe Iraku. Madje edhe ukrainasit që janë në luftë vijnë pas Shqipërisë në numrin e kërkesave për azil.

Me shifrat në rritje të emigracionit, Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një vend ku dominon mosha e tretë. Sipas shifrave të fundit për vitin 2022, rezulton se ky kontingjent, pra mosha e tretë është mbi 620 mijë njerëz që do të thotë ¼ e gjithë popullsisë së vendit tonë. Me ritmet e ikjes, Shqipëria rrezikon të mbetet një vend ku shumica e banorëve do të jenë pensionistë, plus punonjësit e administratës publike, plus një grusht militantësh politikë.

Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, që po përpëliten mes krizës ekonomike, ndoshta kanë planifikuar ikjen, në mos për veten e tyre, për fëmijët. Shumica e shqiptarëve tashmë jetojnë jashtë Shqipërisë. Shpopullimi vazhdon…

11 Komente

  1. K
    Kosta

    Shqiperise po i iken e shkuar se e ardhmja i ka ikur me kohe fale miqesise shqiptaro-kineze dhe mikut te saj Sali Ram Berisha e qe sot e kane etiketuar person "non grata" por qe i gezon te gjitha ofiqet e pasurine e vene,kjo kuptohet per ti hedhur hi syve ketij kodosh populli.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bestari

      Me qelbesirat kriminale perverse sorosiane qe drejtojne vendin nuk ka asnje arsye per rinine shqiptare te qendroje ne Shqiperi. E tmershme te jesh skllav i nje piktori deshtak apo Plehut qe drejton bashkine e Tiranes.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Ky eshte eksodi real ku Shqiperia po zbrazet. Jo perrallat e historise qe gjoja shqiptaret iken nga pushtimi Osman ne Kalabri.. Ku ne fakt ata qe sot quhen arbereshe ishin disa kokrra sebashku me familjen e Skenderbeut. Ku Papa me kryqezata i kishin premtuar prona familjes se Skenderbeut. Si sherbetore besnik te Papes dhe Alfonsit te Napolit. Te cilet i perdoren per ti vene zjarrin Trojeve shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rorirota

          Motivohen nga kazani mediatik, nuk dihet nga paguhen, por në lajme, me të ftuarit proklamojnë ikjen. Thuhet që janë të varfër dhe paguajnë 25 mijë euro për të ikur me gomone, sipas jush. Me aq para mund të bëjnë pashaportë, të shkojnë si njerëz në një vënd europian, të shohim për punë, dhe po nuk gjetën të kthehen në shtëpi. Më bëri përshtypje sot, ajo kazetarja e kazanit që kish ftuar Dumën, ftoi dhe një që do linte Shqipërinë, dhe arsya ishte se kur para 9 vjetësh, kish hyrë në BB, ishte paragjykuar, tani paragjykuesit e saj, janë kthyer në fansa të përputhen. E ardhmja po largohet, shkruan dhe ky këtu. Cila e ardhme? Pse nuk dalin në tv ata që qëndrojnë???Që nuk largohen? Apo s’janë e ardhme ata. Kazan llumi jeni bërë, nxitni njerëzit për të ikur. ????????

          Përgjigjjuni
          1. S
            Seman

            Pse vetem ne te ikim?! Te ikin edhe femijet e bashibozukeve dhe shushunjave qe rrijne kafeneve dhe hapen bythesh gjithe diten. Ec aty si gjithe te tjeret, me mire vone se sa kurre. Edhe ne me dhimbje i lame prinderit mbrapa.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Aresyeja eshte mungesa e shtetit!Kane perjetuar shume njerezit keta 32 vite qe te mos kene besim te pakten kete shekull.Nuk ekziston asnje individ dhe asnje force politike qe njerezit te besonin se po fillon dicka.Pastaj se cfare ndodh me brezat tjere ate ta zgjidhin bangladeshesit!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vëzhguesi

                Një përshkrim i zymtë në nxitje të ikjeve. Gazetarë pordhscë. "Laku i varfërisë u shtrëngohet në fyt". Nuk është kjo por në kërkim të një jete sa më të shpejtë si në Angli. Por pse nuk qëndrojnë në Itali, apo vende të tjera se ata me gomone drejtë Londrës nuk nisen nga brigjet e deteve tanë!

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  mos u merzit gazetar ju kemi lan berishen , meten ,moniken dhe bashen qe sa vijne e rinohen ....piranjat po hajn cdo gje dhe peshqit po largohen ...

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    cfare diplome kane keta skiptaret e gomoneve qe i krahason me te rinjte evropian? muslimane dhe dembela qe shkojne ne angli per te vjedhur jane.

                    Përgjigjjuni
                    1. ?
                      ????????????????????????

                      o detar ha kare

                      Përgjigjjuni
                    2. ?
                      ????????????????????????

                      pu sa gjynah //////politika e korruptuar edhe kriminale e shkaterruan Shqiperine ..na drejtojne edhe na kan drejtuar maskarenjt edhe te pa aftit gjithmon

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje