
Ekspert në fushën ku “2 e 2 bëjnë 4” – matematikë, profesor Aleksandër Kovaçi, i bërë për herë të parë mediatik për shkak të protagonizmit të tij si drejtues i protestës së pedagogëve për rritje pagash, në rolin e kreut të sindikatës përkatëse, si duket çedon shumë në fushat sociale, aty ku 2 plus 2 jo gjithnjë del 4 rezultati. Çedon në njohjen e personalitetit njerëzor, që nuk është aq arithmetik sa ai mendon, nisur dhe nga vetja.
Dy ditë më parë, duke tentuar t’i përgjigjet kryeministrit me anë të një replike në distancë, ai i zbuloi dhe publikut deftesën e 8-vjeçares, kur tha se e kishte gjithë 10-ta nga e para deri te e teta. Vijoi dhe pak më tej, duke potencuar të qënit një profesor matematike, nga ata të asaj kohe të artë. Të gjitha këto janë të vërteta, aspak për të dyshuar. Madje profesor Kovaçi ka një CV goxha të pasur në karrierë akademike.
Por e gjitha kjo, te vetë ai, rrëzon atë arithmetikën e thjeshtë ku ai është adapt, se “2 e 2 bëjnë 4”; profesori, pos që është në nivele të anonimit publik – mund ta njeh jeta universitare, por jo publiku i gjerë dhe prej ndonjë roli me peshë dhe të spikatur – por dhe performanca e tij publike tashmë, prej gati 2-3 javësh, qyshse u shfaq si drejtues proteste, është tejet e varfër.
Nuk mund të vihet në diskutim e drejta që shpalos për rritje pagash apo për të tjetra kërkesa profesioni, por ligjërimi i tij, tejet skematik, shtampë, deri dhe me teza parazitare, nuk korrespondojnë aspak me statusin e tij të një akademiku. Një akademik, paçka lëmisë, duhet të shkaktojë tërmet kur flet. Deri më sot, keqardhëse ta thuash, jeta publike shqiptare s’e ka një të tillë.
Ja pra që 2 plus 2 jo gjithnjë bëjnë 4.
Kështu dhe në politikën shqiptare të 30 viteve: nuk është se ata që kanë udhëhequr e drejtuar vendin kanë qenë pa shkollë, përkundrazi, kanë ardhur si ekselentë nga fusha të ndryshme, por gjurmët e tyre, produkti i tyre, ka qenë ai i njerëzve më të padijshëm në planet. “Nuk jemi injorant…”, tha profesor Kovaçi, drejtuar Ramës. Por i duhet thënë: Po, mund të jesh dhe injorant, referuar asaj se si është udhëhequr ky vend deri më tani, paçka malit arsimues mbi shpinë.
Le të marrim dy shembuj: I pari, Sali Berisha. I konsideruar ikonë e kardiologjisë shqiptare, ardhur nga bota akademike gjithashtu, i kopsitur në atë pjesën zyrtare të intelektualizmit. Por çfarë është ai dhe produkti tij etik, politik, qeverisës? Një katastrofë e vërtetë, e paimagjinueshme aherë kur u shfaq për herë të parë në aksion politik, në 90-ën.
I dyti, Sabri Godo. Nuk ishe akademik. Madje as studimet e larta nuk i kishte, por kur hapte gojë ishte gjithë mençuri e urtësi. Nuk pati rast të qeveriste, për ta parë nëse do ishte i aftë aty, por ka ikur nga kjo botë duke lënë në kujtesën e njerëzve shijen e mirë të një burri të urtë, nga ata që kanë lënë një boshllëk të pazëvëndësueshëm në ligjërimin politik.
Le të shkojmë më tej: askush nuk e di se ç’shkollim ka Erdogan, se ç’nota ka marrë në fillore; dihet se nuk ia thotë në gjuhë të huaja, por sot është dhe një lider me peshë globale, pos një revolucionar i vendit të tij.
Dhe shembuj të tillë has me qindra në politikë, këtu a në botë, dje dhe sot. Kështu që profesori i protestave duhet ta kuptojë se dhe te vetë ai 2 e 2 nuk bëjnë 4. Që do të thotë se dëftesa me 10-ta e 8-vjeçares nuk është hiç argument. Argument është roli yt publik, forca imponuese e ideve, aksioneve, ndryshimet që dikton në shoqëri, shija që le si personalitet, duke mos qenë thjesht një person. Sepse jo të gjithë profesorët, pedagogët apo akademikët me tituj, janë dhe personalitete shoqërore.
Janë persona por jo personalitete!(Tesheshi)
Gazidede, kur mori ate posting e famkeqit Shok, thirri shoket e kursit te shkencave te natures qe ta ndihmonin. I beri shefa shiku. Ky eshte nje prej tyre.
Aleksandrin me dhjeta ne 8 vjeçare e ka vleresue DODA qe nuk dinte qe Lufta e Vietnamit kish mbarue. Dhe i thoshte Sandrit...lyej PARRULLEN...VIENAMI DO FITOJE.
Ky artikulli nxit te rinjte qe te mos e vrasin mendjen per shkollen. Ky artikulli nenvlereson punen akademike te nje personi. Kete artikullin me siguri e ka shkruar ndonje injorant qe noten me te larte kishte pesen. Ne asnje vend te botes nuk nenvleresohen notat e mira te nje nxenesi, vetem ne Shqiperi mund te ndodhe. Tema, turp
Po, po, Alban. Aty mbahu! Notat jo gjithmone perfaqesojne ate cfare di personi. Kemi plot raste kur kane bere histori njerez pa shkolle te larte. Rendesi ka “brumi”, qe do te thote truri. Notat te japin nje start per shkollat me te mira, por nuk do te thote qe nje me 10 eshte me i zoti, se nje qe ka eksperience pune. Madje shume here keta ekselentet jane katastrofe e kokeboshe, por me mbivlersim per veten! Vetem ne Shqiperi edhe ne 40-50 vjec shihen e njerezit lavderohen me notat e 8 vjecares, ne vend te eksperiences (pa permend ketu shkollat ku gjithe qyteti njihte njeri-tjetrin, prinder, mesues, qen e mace). Jashte diolomen ta pyesin vetem ne vendin e pare te punes, me tej pyesin vetem cfare eksperience e rekomandimesh ke. Artikull nuk nenvlereson punen akademike, por ne raste kur ti pret qe akademiket te jene shembull per te gjithe, ata dalin me beterr, se nje pa shkolle. “Shkolle bejne edhe gomeret”, - thoshte gjyshi im. Po kush del njeri! Pershendetje nga nje student i shkelqyer, meqe ra fjala, por me te cilin fakt krenohet vetem ime më!
Illo-keni shkrua nje koment brilant. Personalisht nuk kam qene student i shkelqyer, kur kam mbaruar Fakultetin e Inxhinjerise Mekanike ne mesin e viteve 80. Mesatarja ime ne Universitet per lendet teknike eshte 8.8, por kam punuar fort dhe kam studjuar tere jeten, qe te jem i denje per punen qe me kane besuar ketu ne Kanada ku jetoj e punoj ne profesionin tim prej shume vitesh. Kam patur disa shoke klase qe kane patur rezultate shume me te mira se sa une, por pjesa me e madhe e tyre nuk kane patur suksesin e pritshem ne raport me rezultatet qe kane patur ne shkolle. Pra, vlen ajo qe keni shkruar edhe juve, qe eksperienca dhe deshira per te punuar pa pushim ka vleren kryesore ne cdo fushe te jetes. Pershendes artikullshkruesin per shkrimin dinjitoz.
Në çerdhe e kopësht , i ka patur më të larta rezultatet !
Kam pershtypjen se ky meditim i tesheshit, synimin kryesor e kishte me dale te elozhet per baba Rexhepin. Mire bejne. Dora qe te ushqen...
Sic e shikoj une, (nuk jam njohes i mire i sistemit arsimor te shqiperise) pamvarsisht biografise se keqe te shokut te Gazidedes, ne radhet e Profesoreve ka pakenaqesi per reformen arsimore. Rama adoptoi sstemin anglez te arsimit qe eshte nje sisitem tregu, kerkese oferte. Ky sistem jep rezultate ne Angli ku ka treg te zhvilluar arsimor dhe pjekuri ne popullate. Por tregu ne Shqiperi nuk te jep mundesi te rritesh se ka konkurrence te madhe nga jashte, keshtu qe rrogat e profesoreve nuk te lene te rritesh. Pra sipas meje kane te drejte te kerkojne ndihme shteteit per paga normale per nje vend si Shqiperia. Problemi eshte se ky tipi eshet ithtar i Saliut dhe qe aty e merr goditjen. Mendoj qe refoma e arsimit ne shqiperi duhet ett ishte menduar ndryshe.
Le të tregojë ky i dhjetave: si ndikuan në veprimtarinë e SHIK-ut të Gazidedes dhjetat e tij dhe fakti që nuk ështê injorant? T'i thuash injorant këtij "personaliteti" është fletë lavdërimi po ta shikosh në lidhje me veprimtarinë hapur kriminale të SHIK-ut, në të mirë të të cilit ka investuar dhjetat e veta.
Artikull per te ardhur keq. Dmth me mire nje ministre me 5 ne kulmin e injorances qe sipas Fan Nolit thuhet Ti Halim qe sdi kendim je vezir per arsim sesa nje Profesor qe nuk i pelqen Ymerit qe merr milionat nga lavatricja e rilindjes. I turpshem argumenti.
Ky, Kovaçi, duket se është një tip që vuan nga çrregullime të forta të personalitetit. Tek tipa të tillë, njohuritë nuk kanë asnjë vlerë. Kështu është edhe Sali Berisha dhe, shumë të tjerë në politikën tonë shqipfolëse. Edhe Edi Rama nuk përjashtohet.
Ore autor, 2 2 do bejne gjithmone 4. Puna eshte se nuk mjafton te dish vetem kete. Eshte fakt qe keta te zotet ne matematike nuk jane te zotet ne shkenca sociale. Kaq. Ky sandri mban mbi shpine faktin qe hoqi dore nga zanati qe di te beje per tu bere pale me gazideden e zi. Kete duhet te shpjegoje ky i ndrituri ne matematike.
Asnjeri nuk ka te drejte ne kete vend pervec repjerdhjes. Te gjithe jane rreshtu ne varg te shkerdhejne kete vend dhe popullin e tij.
A. Kovaci nuk ka nje karriere te shquar akademike sic thote autori i artikullit. Ai pretendon qe pedagoget te marrin rroga ne nivel europian, pavaresisht pjeses tjeter te popullsise. Por niveli i tij ne rang europian eshte shume i varfer. Ne Sopus te cilit i referohen gjithe universitetet e botes paraqiten vetem dy publikime dhe zero citime. Ne se do aplikonte per tu bere staf i nje universiteti europian, vetem punonjes librarie mund te pranohej, meqe ka shfletuar shume dhe ka perkthyer shume per ti botuar keto perkthime si libra me emrin e tij dhe per tju a shitur studenteve ( leksionet jepen falas ne universitet europiane).Potenciali i tij intelektual nuk eshte investuar ne kerkime shkencore. Pjesemarrja na disa konferenca eshte krejt e pa mjaftueshme per tu lavderuar gjoja per kariere te shquar akademike.
Ai pretendon paga si Kosova jo si Europa. Kur te financohet kerkimi shkencor si ne Europe flasim perseri me injorancen
Edhe Kosova ne nivelet akademike te Universitetit eshte shume me perpara se Shqiperia.
Me siguri kete gje jua ka thene ministrja e rilindjes Bora Muzhaqi qe sot tha serisht qe gjimnazistet duhet te pyesin femijet e tyre mbi kodimin....Mos u hidhni dege me dege me argumentat po shihni ato komentet banale qe behen per personin qe ka te drejten e tij te protestoje.
lereni mer te pellasi rrugeve dhe te shkoj pastaj nga ka dal krimineli .Thjeshte injoroheni kta gjaprinje