Rama për protestën e pedagogëve: Përpiqen të çartallosin mendjet e hutuara, për të ardhur keq

21 Tetor 2022, 12:52Sociale TEMA

Rama për protestën e pedagogëve: Përpiqen të

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë një takimi në Elbasan edhe tek protesta e pedagogëve. Ai u shpreh se kësaj kategorie i është rritur më shumë se çdo kategorie tjetër paga.

Sipas tij, pedagogët që protestojnë janë pakicë. Sipas tij, shumica dërrmuese e pedagogëve janë në krye të detyrës.

“Ndërkohë pagat më shumë sesa të gjithëve në këtë periudhë kaq të vështirë, e dini kujt i janë rritur pedagogëve të Universitetit. 7% ja ka rritur qeveria dhe 8% nga autonomia universitare.

Nuk është ndonjë rritje e madhe, por është rritje domethënëse në këtë kohë lufte. Asnjë kategori tjetër. Dhe një pjesë që nuk janë shumicë, por torolisin gjithë tv duke u përpjekur të çartallosin mendjet e hutuara, ca nga stresi dhe ca nga hallet e tjera se medemek po shpërthen një tenxhere e madhe me presion.

Është për të ardhur keq, ndërkohë që pjesa dërmuese e pedagogëve janë në krye të detyrës sic u takon. Edhe ata kanë barrën e tyre të këtij halli të madh, por ky hall që ka rënë mbi botën është një hall që vjen jashtë vullnetit tonë”, u shpreh kryeministri.

 

2 Komente

  1. L
    Lani

    Po pra se para ketij halli qe i ka rene botes pedagoget jetonin ne lluks.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      O lani, pse nuk lahesh, ngele zhuls.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje