Kreu i ARRSH tregon në cilat akse nuk do të ketë më policë rrugorë

20 Tetor 2022, 09:12Sociale TEMA

Kreu i ARRSH tregon në cilat akse nuk do të ketë më

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi thotë se në disa akse rrugore do të nisë monitorimi përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit duke shmangur praninë e policëve rrugorë.

Në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania, Berberi u shpreh se janë duke u monitoruar me këtë mënyrë 200 km e para që përfshijnë akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që do të bëjë monitorim me radarë të të gjitha akseve rrugore. Pjesë e qendrës do të jetë ARRSH, policia, emergjencat civile, ku në kohë reale do të vijë informacioni duke hequr policët nga rruga. 

Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH.

4 Komente

  1. L
    London

    Kjo duhej bërë me kohë. Duheshin hequr grabiqarët nga rruga më përpara se sa të merrnin m’qafë dynjanë duke ju rjepur parat në emër të ligjit. Por ju nuk e bëni sepse jeni të gjithë bashkë, ndani parat e fukarenjve sepse të fortëve ju rruani .arin

    Përgjigjjuni
    1. N
      Neri

      Po ku kemi ne adresa o faqezi.Une ne certifikaten e shtepise e kam rruga "Dhimiter Kamarda" pallati Nr..dhe para pak vitesh ndryshoj Bajo TopulliTopulli me vendim te Bashkis.Hajte me dergo gjoben o te keqen vellai

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bledi

        te gjen shteti o shok te gjen. shko regjistro ne bashki adresen e sakte perndryshe kur te besh letrat e makines, do pagaush edhe gjobat qe ke mare gjate vitit.

        Përgjigjjuni
      2. E
        England

        Avash o London, me pak frena o trim, se shikon qe po behet shteti, seshte aq kollaj per tu bere o trim, u shkaterrua cdo gje ketu ne vendin tend,timin e te gjitheve ne.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje