
Pedagogia e Fakultetit Ekonomik, Mimoza Manxhari, ka “sfiduar” kryeministrin Rama, duke kërkuar që vetingu i pedagogëve të fillojë nga ajo.
Në një letër publike, Manxhari tregon shqetësimet e sistemit arsimor.
Letra
I nderuar Zoti Kryeministër,
Takimi juaj me drejtues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, më nxiti për t’ju drejtuar publikisht, për një pjesëz nga shumë shqetësime, që po gërryejnë sistemin arsimor në vend.
Protestohet për një pagë dinjitoze dhe u zhvillua një takim, në të cilin mungonte ndjeshmëria njerëzore dhe urtësia e gjetjes së zgjidhjes!
Ndërsa fare mirë mund të dihet se arsimi është veprimtaria me ndikimin më dominues (i) në zhvillimin e një vendi, (ii) në mirëqënien personale të çdo studenti e (iii) nëse nuk mirëmenaxhohet dhe në mjerimin e vetë shoqërisë, shpërblimi i merituar i mësuesve mungon e zgjidhjet i lihen protestës!
Çfarë po ndodh me arsimin apo më mirë t’ju them: Çfarë i është bërë mësuesve dhe profesorëve?
Investimet e çfarëdo lloji në arkitekurën e ndërtesave nuk e bën vetvetiu të ditur e të aftë këdo që ulet në auditorë.
Mësimdhënia është profesioni, që nëse i mungon pasioni zbeh dhe asfikson energjinë e brezit.
Çdo vend i përparuar është bërë i tillë, falë politikave të kujdesshme dhe trajtimit dinjitoz të arsimtarit.
A e dini që paga mesatare e një profesori në sistemin arsimor të Zvicrës është 192.000 USD në vit, ndërkohë që Franca, vendi ku universitetet janë kryesisht institucione publike, paraqitet me një pagesë mesatare për profesoratin prej 82,000 USD?
Pagesa dinjitoze është një formë, nëpërmjet të cilës shoqëria njeh dhe vlerëson punën e vështirë, plot përkushtim dhe seriozitet në ndihmën e vazhdueshme që ju jepet nxënësve dhe studentëve, nga dita e parë e derisa mbarojnë procesin mësimor.
Shkolla apo fakulteti, nuk do duhet të konsiderohen thjesht dhe vetëm vend pune, ku merret një rrogë. Secili prej nesh, pjesë e kësaj armate të devotshme dijedhënësish, që i ka qëndruar besnik profesionit dhe studentit, patjetër që meriton të dëgjohet dhe respektohet, nëpërmjet një pagese të diferencuar.
Janë pagat e ulta dhe jo makutëria, që detyron një pjesë të mirë tonën, të përfshihet në të tjera aktivitete, për të mundësuar pagesat e domosdoshme të jetës.
Ndjehem e keqardhur, që askush nga pjesëmarrësit e takimit të djeshëm, nuk e ngriti zërin e të kundërshtonte këtë prirje problematike me pasoja që çdo ditë po e shohim: _ Shndrimin e institucioneve arsimore në organizata biznesi!!
Kryeministri, ministrja e arsimit që vjen nga bota akademike, apo kushdo tjetër që gjendet aty si këshillues për çështjet e arsimit, do duhej të shfaqnin angazhim konkret në përmirësimin e cilësisë së arsimit e jo të vazhdojnë ta lënë atë pas dore, prej të vetmes arësye, se përfitimet e investimeve në sistemin arsimor, shihen vetëm në të ardhmen!
Diskutimet për një pagë dinjitoze, nuk do duhej të ishin shqetësim i profesoratit apo i kujtdo në sistemin arsimor, por fakti që jemi këtu, dëshmon nënvlerësimin e vlerës dhe rëndësisë së përmirësimeve që duhen bërë në këtë sektor.
Sukseset ekonomike mbresëlënëse të disa vendeve, provojnë qartazi rolin e kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik. Arsimi është vendi ku përgatitet ky kapital njerëzor.
Sigurisht, mësimi nuk mbaron me shkollimin e kjo, në një pjesë të rëndësishme, nxitet nga pathosi i profesorit.
Ne 30-vitet e fundit politika i ka dhënë vëmendje aspektve ekonomike të kushteve imediate të kërkesës, duke lënë pothuaj jashtë vëmendjes politikat arsimore, të cilat për specifikën e tyre nuk e japin efektin në të tashmen.
E njëjta përqasje vërehet edhe në ditët e sotme e takimi i djeshëm, provoi sa pak dihet e sa shumë përflitet pa të drejtë për arsimin dhe kujtdo që është përfshirë seriozisht në këtë sistem.
Studenti nuk mundet kurrësesi të konsiderohet klient dhe profesori nuk do duhet ta shndrojë dijen në një mall që shitet e blihet!
Një takim, me një kryeministër që foli e shumë të tjerë, që mbajnë postin më të lartë administrativ apo dhe titujt më të respektuar akademik, nuk guxuan të diskutojnë dhe ofronin zgjidhje për çështjen më nevralgjike – pagesën e merituar për profesorin!
Askush nga ata që ishin të pranishëm, nuk ngritën zërin për domosdoshmërinë e ndryshimeve radikale në sistemin arsimor dhe shndrimin e arsimit në një prioritet imediat.
Ju përdorët gjuhën e shantazhit.
Nuk do duhej, por megjithatë unë po ju them:
Fillojeni vetingun me mua Zoti Kryeministër.
Super Profe. Je yll si gjithmone.
Historirat e Manxharit i di gjithë ekonomiku në vite. Ky Mario do jetë ndonjë nga miqtë e saj.
Cilat histori mër xhan, të qënka prekur partia ty?! Mimoza Manxhari është diplomuar me medalje ari përpara viteve 90 , dhe ka dhënë mësim në Angli , ShBA e gjetkë, përse po thotë të vërtetën duke kritikuar kolegët e saj dhe qeverinë u mërzite ti militant i pështirë? Për ato që marrin lekë studentëve për provime , pyesni ministren aktuale të arsimit dhe kryetaren e parlamentit , apo pedagogët e tjerë të kthyer në politikan se nga i kanë gjetur qindra mijëra eurot të cilat shpenzojnë nëpër fushata?
Pse nuk qendrovi ne Angli USA a po i dhimbsej atdheu.
Alban-kush ti ka treguar keto perralla more aman se po na cudisni? Kjo zonja paska dhene mesim ne Angli e SHBA...??? Nese ka qene ne ndonje konference ku ka mbajtur ndonje kumtese, nuk d.m.th. se paska dhene mesim atje.
...super injorante, ose injorante e kualufikuar dhe certifikuar. Nuk e di sa e afte eshte, por kur permend rrogat ne Zvicer e France, ku edhe aty ndryshimi, sipas saj, eshte tmerresisht i madh, c'mund te them tjeter per nivelin e saj intelektual? Duket qe u ben thirrje "kolegeve" ne France te protestojne e te barazohen me Zvicren.
Jo vetem kaq, por me vjen cudi qe kjo zonje qe permend pagat ne Zvicer dhe France, ka harruar se sa para merrnin ato profesore te nderuar ne kohen e komunizmit qe na edukuan te gjitheve duke na aftesuar qe te punojme me dinjitet ne cdo vend te perparuar te botes, duke u dalluar ne mes kolegeve te tjere te edukuar ne Universitetet me te mira te botes. Nuk eshte paraja ajo qe nxit pasionin. Se pari, keto palo "profesore" me diploma dhe tituj te marre duke kopjuar materiale te te tjereve, duhet te rrisin cilesine e tyre dhe ate te produkteve qe nxjerrin nga Universitetet, qe per hir te se vertetes nuk dine as konceptet themelore te profesioneve te tyre. Shkurt, keta qe sot quhen "profesore" jane tregetare qe kane pasion vetem parane.
I nderuari "inxhinier"! Kjo zonje pedagoge e ka shtruar drejt problemin qe shqeteson te gjithe arsimin,por jo vetem te lartye,por qe nga cerdhet dhe kopshtet e femijve! Kjo ndodh sepse te gjithe ata qe uzurpuan pushtetin pas 90-tes,per te bojatisur imazhin e tyre falklco prej antikomunisti,hodhen poshte te gjitha pasurite morale,artistike,shkencore,arsimore,metodologjike,etj te te gjitha fushave te jetes ku kishte arritur t'i conte socializmi duke filluar nga ZERO gjithcka! Por duke qene te pa afte dhe me urrejtje per popullin,ata kurre nuk deshen te punonin per kete vend por me shume u kujdesen per tenderat e bojatisjes se godinave qe i quajten restaurime korruptive! Ne SHBA nuk gjen askund cerdhe,kopshte,shkolla etj me godina te bukura,te larta etj,por brenda te gjitha amientet shkelqejne nga pastertia,pajisjet elektronike,cilesia e larte e mesimdhenies doemos sipas nje shperblimi me dinjitet! Sapo jam kthyer nga Michigani ku kam pare nga afer cerdhet,kopshtet dhe shkollat dhe kam dale me mendimin se atje me arsimin(ashtu si edhe me fushat e tjera te jetes) shteti merret me shume seriozitet dhe pergjegjesi! Ne Shqiperi cdo gje eshte mbrapsht,bile cdo gje behet qe ketu te deshtoje qellimisht qe nga arsimi ,shendetesia etj! Pushteti ketu eshte vetem NJE NJERI,DIKTATORI RAMA ,se po nuk foli ai nuk behet asgje! Femijet dhe rinia jane BRAKTISUR nga kujdesi i shtetit,bashkive,shkolles dhe shoqerise! Mbi te gjitha askush nuk flet per edukimin sepse me edukimin merrej shteti komunist! Por ne SHBA ndodh e kunderta:Shteti,shkolla dhe shoqeria merrej ne cdo element te jetes me edukimin dhe kjo fillon qe ne cerdhe! Kujdes i vecante fillon qe me pergatitjen dhe kontrollin ne emerime te edukatoreve ,kujdestareve te cerdheve dhe kopshteve,se atje fillon femija te marre elementet e pare te edukates se ushqyerit,te veshjes,te sjelljes dhe komunikimit me njeri tjetrin! E gjitha kjo kryhet atje ne nje bashkepunim te plote e te organizuar me prinderit ku cdo gje eshte perfekte! Femijet e cerdheve dhe kopshteve nuk qendrojne tere kohen brenda dhomave,por prane tyre ka sheshe dhe fusha per lodra,kende lojrash,fusha sportive,parqe! Me femijet ka ne programe qe vizitojne te organizuar kopshte botanike dhe zoiologjike,stalla kuajsh,lopesh etj ku shohin dhe prekin nga afer kafshet se si trajtohen,mjeljen e lopeve etj,etj! Organizohen shetitje ne pyjet afer etj,ndersa ketu as qe u shkon njeriu ndermend! Ne Shqiperi as nuk flitet fare per cilesine kryesore qe dallohet populli amerikan sic eshte "SHPIRTI PRAKTIK AMERIKAN",cilesi kjo qe e dallon ate popull nga e gjithe bota! Por kjo cilesi nuk eshte ne gen,as i lihet vetem prinderve t'ua transmetoje femijve te vet,por kjo cilesi edukohet dhe transmetohet ne forma te shumta qe ne cerdhet,kopshtet dhe shkollat! Dhe kjo gje fillon te edukohet qe ne cerdhe,ku femijve 1 vjec u vihet perpara pjata me ushqim ta hane vete,por kurre nuk i ushqejne edukatoret,bile as u kujtojne qe te hane etj! Ne kopeshte femijet i marrin vete dysheket prej sfyngjeri qe t'i shtrojne ne dysheme ,pa krevate me parkete e tapete,shtrojne vete carcafet dhe mbulohen me batanie vete ndersa edukatoret apo kujdestaret vetem sa i vrojtojne veprimet e tyre! Kur zgjohen perseri i mbledhin po vete femijet dysheket dhe i sistemojne njeri mbi tjetrin ne vendin e caktuar! Po keshtu u mesojne kartmonedhat e ndryshme per t'u mesuar vleren,shkembimin ne shit blerje ! Eshte praktike interesante qe iu injektohet femijve qe ne klasen e pare fillore per te shitur dhe blere mallra te ndryshme si ne shkolle ashtu edhe ne shtepite e tyre! Ne festa te shumta ne shkolla ftohen biznese te ndryshme qe u shesin femijve ne dite te caktuara dhurarata te ndryshme,ku femijet zgjedhin per pjestaret e familjes dhuratat me te pershtatshme,ndersa ne shtepite e tyre,para garazheve femijet mesohen qe te shesin lodra te thjeshta,flutura e flamuj te ndryshem per t'u krijuar deshiren,qe dollaret duhet t'i fitojne vete femijet me punen e tyre e jo te kerkojne nga prinderit! Eshte shpirti praktik amerikan ai qe e ka bere SHBA kaq te ndryshme nga e gjithe bota,ndersa shteti yne otoman cdso gje ia ka lene privatit dhe familjeve njelloj si jetojne kafshet ne pyll!
I nderuari zoti "Kolombi"-Personalisht jetoj ne Kanada per me shume se 22 vjet dhe puna me dergon shpesh tek fqinji yne jugor, SHBA-ja ku kam shume te aferm, miq e kolege. Une nuk e di se ku e paskeni pare juve "parajsen" amerikane, sidomos kur Flisni per Michigan-in qe eshte shteti me i goditur nga kriza e fundit qe perfshiu Ameriken, pasi atje eshte e perqendruar (ose te pakten ka qene) industria amerikane e makinave. Nese do me thoshit se keni vizutuar Massachusetts, me kolegjet si Harvard e MIT (Massachusetts Institute of Technology), atehere do isha plotesisht dakkort me juve, pasi ato jane vertet shkolla elitare, por keto jane perjashtime nga e pergjithshmja qe eshte shume me pak nga jo qe paskeni pare juve gjate vizites tuaj ne Michigan. Sa per dijenine tuaj, sistemi shkollor amerikan dhe ai kanadez nuk jane aspak per tu marre si shembull. Ne Amerike, ka shkolla shume te mira si ato qe permenda me siper, por ato jane teper te kushtueshme dhe jo per kedo qe nuk mundet te paguaje. Sa i perket aresimit parashkollor dhe atij te ciklit te ulet, duhet thene se kur ato jane publike, gjendja ne to nuk eshte aspak sic e paraqisni juve. Mbase shkollat qe keni pare juve jane perjashtime ose mbase jane private, pasi ka te tilla edhe ne Shqiperi, por se sa kushtojne ato i dine ata qe jetojne ne ato vende dhe paguajne per femijet e tyre. Sigurisht nej turist nuk ka mundesi qe ti dije keto gjera. Pa dashur aspak te polemizoj me juve, duhet gjithashtu te kihet parasysh se Shqiperia eshte nje shtet mikroskopik ne krahasim me SHBA-ne apo edhe vende te tjera te Europes perendimore qe kane qindra vite qe ndertojne vendin dhe ekonomine. Ne kemi vetem 30 vite qe teorikisht kemi ndryshuar sistemin e qeverisjes. Jam plotesisht dakort me juve kur flisni per politikanet tane qe jane kujdesur me shume per xhepat e tyre se sa per popullin qe i ka zgjedhur per ti qare hallet e shumta. Nga ana tjeter, dua tu siguroj se korrupsioni nuk eshte fenomen vetem shqiptar. Ai gjendet kudo ne jeten Amerikane, Kanadeze e te vendeve te tjera te Europes. Ne qe jetojme ketu e dime se korrupsioni u importua ne Shiperi pikerisht nga keto vende. Une vij rralle ne Shqiperi, por ne vitet e fundit shoh shume ndryshime pozitive, qe tregon se me ne fund Qeveria Shqiptare po ben dicka pozitive per vendin. E njejta rritje po ndodh edhe per reputacionin e vendit neper bote, ku Shqiperia nuk konsiderohet me nje vrime e zeze. Ka shume gjera te tjera qe nje vizitor nuk ka mundesi qe ti kuptoje kur shkon si turist ne nje vend, qofte edhe ne SHBA.
O sycke, po dakord, po si jeni bere ju te gjithe profesora me tituj? Pra pa paga, pa financim, pa shkence dhe aparatura, ju te gjithe profesora. Del qe jeni profesore fallco mashtrues, genjeshtare, spekullante. U bera kurioz dhe ne Skopus ti rrezulton nje zero me xhufke.
Po kjo na tregon pagat ne bote per petagogeve, po kaq eshte niveli pagave moj zonje kaq sa merr ti merr Presidenti i republikes
Le qe kto lloj pedagogesh nuk kane Nivelin e kerkuar per te qen ne Universitete ,por eshte nji pafytyresi e papare , duke mos i afriar asnji lloj Standarti Universiteteve ku kan kaq kohe e abuzojne me gjithcka ,jovetem me kartat e Pedagogut por edhe me rjepjen qe i bejne studenteve ne provime Diploma etj . Dhe e fundit se nuk ja vlen te besh teme te tilla Brockulla Madiokresh e FakePedagoge ne ate vend , kto Universitet nuk i kan sjell dhe nuk i sjellin asgje shoqerise Shqiptare dhe do ishte mire qe te pergjysmohen e reduktohen deri ne ate mase sa te ket Universitete vetem ku ka vertet Pedagoge qe meritojne te jen te tille dhe Kulitative ,duke tentuar Universitetet Europiane jo Uni tip Kooperativash tufezimesh
Shkrim shume i mirë me informacion dhe anize.
Ti mos degjo Saliun por mundohu te japesh edhe ti kontributin tend modest ne kete krize blobale e aq me shume te vendit tone.Ku ishe ti profesoreshe kur ra termeti apo pandemia? Po sot ku je?E megjithse nuk je ne vendin e duhur mos shko ne vendin e gabuar. Une sinqerisht do tju uroja te gjitheve per ritje te pages nenje moment te pershtatshem.Y
Meqë jeni "ekonomiste e shquar" a e dini sa është në Zvicër paga vjetore e një punonjësi të zakonshëm ? A nuk është mbi 60 mijë USD në vit pra vetëm 3 herë më shumë se sa e një profesori ? Po e një kryeministri apo ministri apo punonjësve të tjerë të lartë të shtetit ? Çfarë duhet të bëjmë me to, t'ja u rrisim dhe atyre ? Ti së paku me rrogën që ke jeton në mënyrë relativisht dinjitoze, po pensionistët çfarë duhet të thonë ? Meqë do pagë të lartë pse nuk shkon në universitetin privat dhe atë pagë t'a kërkosh te pronari privat ? Si "ekonomiste" ke dhënë ndonjë mendim si të zgjidhet ky problemi i pagave që pretendohen jo vetëm nga ju por nga të gjithë ? Cili duhet të jetë niveli ekonomik i vendit dhe ai i taksave, e keni gjetur dhe propozuar si ekonomiste dhe shkencëtare që jeni ? S'ju kemi dëgjuar ndonjëherë.
Kjo bucja po kerkon te na mbushi mendjen qe nuk ka zhvatur studentet e familjet e tyre per c'do provim. Po te fillojne e kontrollojne pasurine kesaj ndyresire e familjes se saj te qenve
Pershendetje Zonja Mimoza, e lexova letren tuaj me nje fryme dhe mendova se do te gjeja nje anailze brilante ne te. Hapa CV dhe pashe e diplomuar ne Shqiperi, absolutisht edhe une qe po ju shkruaj po ketu jam diplomuar, veçe para viteve 1990. Mu duk nje krahasim jo i pranueshem kur flisnit per rrogat ne Zvicer. Po a e dini ju qe ne Zvicer jane 2 universitetet nga me te miret ne bote? Sigurisht kjo tregon edhe per qasjen e shkollave te tjera. Personalisht mendoj se ne Universitet ka nevoje per nje reforme te thelle. Ti mos justifiko vehten apo disa kolege, por kjo nuk perjashton faktin qe jane marre apo merren leke nga pedagoget. Per kete te siguroj. Veç kesaj ne Universitete ka shume pedagoge te paafte, te cilet kane ardhur nga partite apo....Ne kete kontekst mendoj qe duhet nje revolucion i madh, mbase paga eshte e fundit. Te shihet ligjshmeria, ajo do zbuloje shume gjera dhe pastaj flasim bashke. Universitetet nxjerrin analfabete funksionale zonje, dhe ju e dini kete.Ne se jeni siç paraqiteni respekte.
sakte
Ky eshte vend kot.Per cfare duhet diploma e universiteteve shqiptare,nderkohe qe punesimin e siguron partia? Diplomat shqiptare mezi njihen brenda vendit,ndersa jashte hidhini uje....Larg Shqiperise!
Den-une jam diplomuar ne Universitetin e Tiranes per inxhinjeri mekanike ne 1985-n dhe kam patur rezultate mbi mesataren. Ju siguroj se sot punoj me shume sukses ne Kanada si inxhinjer mekanik i licensuar ne Ontario, ne nje industri teper te sofistikuar ku ofroj konsultime teknike per projekte kapitale. Kam shume kolege te tjere, qe kane mbaruar te njejtin universitet, disa nga te cilet i kam patur shoke klase dhe kane dale me rezultate edhe me te mira se saune, qe perseri jane teper te sukseshem ne SHBA, Kanada, Itali, France e vende te tjera me te perparuara se sa Shqiperia. E keqja eshte se shkolat tona u shkaterruan ne kohen e mender demokracise, kur u hapen me dhjetera Universitete private qe shperndanin diploma pa pike vlere. Eshte politika shqiptare ajo qe shkaterroi shkollen tone duke vendosur "parane" si stimul kryesor. Eshte e turpshme qe keta te sotmit quhen "profesore", pasi vendosen ne te njejtin nivel me profesoret tane te nderuar, shumica e te cileve nuk jane me midis newsh, por qe rrojne ne kujtimet e ish studenteve te tyre, per profesionalizmin qe gjithmone i ka pas karakterizuar.
Këto zonja dhe zotërinj profesorë e kanë të sigurtë rritjen e rrogës kur të vijë Beirsha në pushtet!!! Të presin! Mos nguten! Ai ka premtuar se do ta marë shpejt!!!
rimo , kjo qe thua ti i ngjan nji Fantazie prej nji pederasti me carin ne byth ose nji ender ne fund te halese . saleh hamuti ka q gjasa te vije ne pushtet sa ka Liria te behet e Virgjer ne bythe .hajt shkoni pellisni me protestuesit
Jeta eshte arithmetike Olimbi? Ju si pedagoge qe kerkoni ritje pagash sa i keni dhene shkences ? Permende rogen nje pedagogu ne Zvicer ku eku me ne po kerkesat qe ka ai vend pune pse si permend se jo kush do mund te pranohet po nuk i permbushi kushtet . Ketu te roj partia easaliut dhe menjehere te con atje ku do . Regulloni ndergjegjen dhe pastaj mbani referat per rogat.
Ju zonje doni rroga të medha po në fakultete shkoni beni apelin ju jepni temen dhe kjo e gjithe në 5minuta mbyllni regjistrin dhe ikni e beni pune private e dini ju me çfare merreni. Kete na e thone niprit që jane student. Dhe shume nga ju i shisni dipllomat. Tani sikur bie erë kjo protesta juaj,(bie erë Sali QENI DHE LIKE FLORIRI) JU UDHEHEQENI NGA ATA PRANDAJ NUK JEMI ME JU.
Kam qen shoke kursi ne fakultet ekonomik ne vitin 1981 me kete Mozen. Si ish studente kam respekt por nuk mund te harroj kurre kur kjo u be iniciatore apo propozoi perjashtimin e Sliva Turdiut nga fakulteti e cila ishte nje vit para nesh, si ish e fejuara e djalit te Mehmet Shehut. Edhe sot nuk e kuptoj ishte origjinale e saj apo dikush ia kerkoi qe ta thoshte aty mes kursit.