
“Unë kam studiuar agrokulturë. Kam ardhur këtu në 82 si student. Në universitetin bujqësor jam prej 40 vitesh. U bëra pedagog, e po këtu kam bërë dhe masterin, specializimin” – tha Lush Susaj-pedagog dhe mirëmbajtës lulishtesh
60 vjeçari krah 5 orëve mësim për bimët në auditor, pa i ndarë gërshërët nga dora, në veçanti nga pedagogët e tjerë ai kalon nga teoria në praktikë…
Pedagogu Lush Susaj kur heq përparësen e bardhë ai vazhdon sërish punën. Vesh çizmet dhe fillon punën si mirëmbajtës dhe krijues lulishtesh. Udhëton nga një shtëpi në tjetrën, këtë herë ka ardhur nga Tirana drejt Burrelit për t’u kujdesur për kopshtin e Ylber Sherës.
“Unë nuk rri dot i mbyllur në zyrë si qelq. Kam zanatin e bahçevanit.”– tha Lush Susaj, pedagog dhe mirëmbajtës lulishtesh.
Profesioni si agronom dhe mësimdhënia në Universitetin Bujqësor e ndihmon profesor Lushin në njohuritë e pagabueshme për krasitjen e pemishteve dhe kujdesin për vreshtat.
Ky është profesion që të rrit fëmijët, të mban familjen. Shqiptarët e konsiderojnë si punë të rëndomtë por e kanë gabim se çdo vilë e ka një lulishte që paguan 100 mijë lekë për punë. Mjafton të jesh i zoti në profesion e kjo të bën të pavarur.
Profesori bahçevan përveç pasionit që ka për mirëmbajtjen e bimëve, e ndjen edhe nevojën për një punë të dytë për të pasur mirqënie dhe të ardhurat ti ofrojnë mundësinë për të investuar vetë në kërkimin shkencor.
“Mua më kushton botimi i një libri 3 mln lek, kur marr 800 euro rrogë. Me çfarë do ha bukë? Me këtë (tregon prerësin) do jetoj. Kjo është pasuri!”- tha ai.
Pedagogu Susaj dallohet për përkushtimin e tij në punë, i papërtuar ai ka gjetur një metodë të thjeshtë për të gjetur klientë, një njoftim në makinën e tij… si dhe ata që e e kanë provuar kujdesin e profesorit për lulishtet, përhapin fjalën e mirë.
Respekt për profesorin , i lumshin duart ! Me punë të ndershme e me djersën e ballit , mundohet të ritë mirëqēnien e familjes ! Nuk pret sezonin e provimeve , si këta taksidarët protestues e të “pavarur “!
HAHAHAHAHAHAHAHA.....hallall per punen...por ky fle/falet cdo nate ne foltore-nevojtoren e qenit Sali, gdhihet me pleshtat e tij dhe eshte ne balle te pedagogeve/ protestuesve "te pavarur dhe jo-partiake" te Institutit Bujqesor. Eshte tejet i inamoruar pas dopio non-grates, eshte edhe ca si trap, por jo i demshem. Mos u genjeni nga dokumentaret e asaj budallackes Kristi Gongo te Top Channel, qe na e beri hero te dites. Ky fale profesionit ka gjetur nje menyre per te fituar ca para me teper.
Nuk ka shume rendesi se pas cilit eshte i "inamoruar" profesori Susaj. Pa dyshim qe personalisht nuk kam patur kurre asnje lloj dyshimi per komunistin e flakte, te kthyer ne antikomunistin me te flakte, dr. Salih Berisha, qe ne kohen kur ai u katapultua nga Ramiz Alia ne krye te PD-se se porsalindur dhe nuk dua aspak te komentoj zgjedhjen personale te profesorit Susaj, pasi ajo eshte pune per te. Duke bazuar ekzistencen e vet ne punen e nderuar qe ben, me detyron te kem respekt te madh per kete njeri te punes. Ne fakt eshte paradoks, qe nje njeri si ai ti shkoje mbrapa nje pacavureje si Berisha, por kjo nuk ja ul aspak vlerat si njeri i punes dhe per kete meriton te respektohet. E kunderta me bashke-protestuesit e tij, qe kerkojne me shume para ne nje vend te varfer si Shqiperia, nderkohe qe duhet te shikojne se si te shtojne te ardhurat duke perdorur aftesite e tyre, nese kane te tilla.
HAHAHAHAHAHAHAHA.....hallall per punen...por ky fle/falet cdo nate ne foltore-nevojtoren e qenit Sali, gdhihet me pleshtat e tij dhe eshte ne balle te pedagogeve/ protestuesve "te pavarur dhe jo-partiake" te Institutit Bujqesor. Eshte tejet i inamoruar pas dopio non-grates, eshte edhe ca si trap, por jo i demshem. Mos u genjeni nga dokumentaret e asaj budallackes Kristi Gongo te Top Channel, qe na e beri hero te dites. Ky fale profesionit ka gjetur nje menyre per te fituar ca para me teper.
Lushi eshte një nga nismetaret e krijimit te PD në MAt. Djale i sinqerte dhe i perkushtuar. Tani pedagog dhe i apasionuar pas profesionit. Nuk vlen ta quash te dashuaruar pas foltores. Ajo eshte bindja e tij politike. I uroj suskses ne karieren akademike dhe lumturi ne jete. Miku, ne shtepine e te cilit ka pire kafe, ditet e para te demokracise në Burrel. Tung