
Vjollca e cila u bë e famshme me shprehjet e saj në një emision televiziv, ka treguar vështirësitë që është hasur pas daljes televizive.
Në një intervistë për “Real People” në Euronews Albania, Vjollca tha se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit.
Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë.
“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur”- u shpreh Vjollca.
Vjollca shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë shumë virale.
“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja”- tha ajo ndër të tjera.
Keshtu eshte kur ben tv llumi Eni Cobani dhe plehra Ardit Gjebrea.
se mos te kan dhen ata te emisionit noj kokerr terbimi..... bej analizat
Jo se nuk e kishim kuptuar vite me pare se emisioni "Shihemi ne gjyq" tek e djela shqiptare manipulohet nga drejtuesja e kesaj rubrike Eni Cobani.Sic del edhe ne kete rast ajo eshte regjizorja e gjithshkaje ne kete rubrike.Pra shqetesimi dhe problemet e njerezve vertet kane te verteten brenda por ato "dizenjohen" nga Eni Cobani.Tashme ka dale e vertata se ne disa puntata ka patur edhe persona qe kane aktruar(me profesion aktror).Une cuditem qe Eni Cobanin e pershendesin nja cepat me te larget e botes.(kjo me kujton Skender Kellicin gazetarin sportiv qe u vertetua se shkruante letra anonime per vete e ngrinte lart profesinalizmin).Ne te gjitha rastet rubrika fillon me nje kakofoni fjalesh qe e stresojne menjehere spektatorin e teleshikuesin.Ai nuk kupton per minuta te tera se per cfare behet fjale.Te ftuarit flasin ne te njejten kohe dhe zonja Eni duket se pret te plotesohet minutazhi i caktuar per kete rubrike.Ndersa dy minutat e fundit ajo mer fjalen dhe vendos fundin e asaj shernaje televizive.Ne fund shikuesi clirohet.Une kam vene re shume traplleqe te Eni Cobanit dhe te gjitheve ju kujtohet thirrja e saj e perseritur:Shqiperia nuk ka burra apo te tjera e te tjera.Gjithashtu kam vene re se Eni Cobani gjithmone e me shpesh po atakon ligjin 7O5I per pronen qe per mua me qendrimin qe mban frymezon vetgjyqesine tek shqiptaret,pra vrasjet per problemet e prones.Nuk eshte korrekte qe nje njeri i ligjit,si ajo, ti bjere ndesh ne menyre te hapur nje ligji qe eshte ne fuqi akoma.Znj.Eni mendimin e saj per ligjin 7O5I mund ta sugjeroje ne nje konference studimore per ligjin apo ku di une,por jo ti transmetoje shikuesit pakenaqesite e saj ndaj ketij ligji sepse ketu cedon me te dhe sic thashe nxit tek shqiptaret vetgjyqesine, pra krimin.