Shqipëria do frenojë ikjen e mjekëve duke u bllokuar diplomat

24 Tetor 2022, 18:39Sociale TEMA

Shqipëria do frenojë ikjen e mjekëve duke u bllokuar diplomat

Justina Sinani, studente e vitit të 5-të për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, pret të diplomohet vitin që vjen, por thotë se studimet i ka nisur me mendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

Është akoma e pavendosur për specializimin që do të ndjekë, për shkak të, siç thotë, pasigurisë për atë që ofrohet pas këtij kualifikimi.

“Ky do të jetë momenti kur do të vendos për të qëndruar këtu në vendin tim apo për t’u larguar. Shumica prej shoqeve dhe shokëve të mi kanë nisur kurse të gjuhëve të huaja, me qëllimin për të ikur”, thotë Justina për Radion Evropa e Lirë.

Prej vitesh, studimet në mjekësi apo infermieri shihen nga të rinjtë si mundësi për ta shndërruar diplomën në një “pasaportë” për t’u larguar nga Shqipëria.

Në dekadën e fundit, sipas Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, nga Shqipëria janë larguar mbi 3.000 mjekë - 1.500 prej të cilëve drejt Gjermanisë.

Ata ankohen kryesisht për kushte jo të mira në spitale, mungesa medikamentesh dhe paga të ulëta.

Paga mesatare bruto e një mjeku në Shqipëri arrin në 110.000 lekë, apo 950 euro. Për krahasim, paga e pataksuar e mjekut në Gjermani arrin deri në 4.000 euro.

Autoritetet shëndetësore deklarojnë se Shqipëria, tash për tash, nuk vuan për mjekë dhe personel shëndetësor, por që kjo të mos ndodhë, kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, tha më 18 tetor se duhet të merren masa.

Rama: Diploma pasi t’i shërbesh vendit

“Diplomën e mjekut nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do të shkosh njëherë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë [ai] për ty, pastaj do ta marrësh edhe diplomën dhe shko ku të duash, sipas afateve të caktuara”, tha Rama.

Ai sqaroi më vonë se diploma do të bllokohet për tre vjet. Se kur do të nisë së zbatuari kjo masë, nuk është e qartë.

Rama tha se mjekët në shumë vende nuk i marrin diplomat menjëherë, por nuk specifikoi se për cilat e ka fjalën.

“Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë”, tha ai.

Në Shqipëri, specializimi në mjekësi bëhet me vetëfinancim. Pagesa nga shteti bëhet vetëm për një numër specializantësh, që përcakton Ministria e Shëndetësisë për nevojat e sistemit shëndetësor.

Edhe për studimet e përgjithshme në mjekësi, studentët paguajnë vetë.

Rama tha se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që t’ia kthejë mbrapsht investimin Shqipërisë.

“Duan t’i marrin [mjekët] në Gjermani, t’i marrin, por duhet ta kthejnë investimin. E kam fjalën që Bashkimi Evropian duhet ta gjejë formën që të kthejë diçka… Nëse ne kemi mundësi edhe për vete, edhe për Evropën, nuk ka problem. Ama, ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive, kjo është çmenduri”, tha Rama, duke mos shpjeguar se çfarë do të kërkojë konkretisht nga vendet e BE-së.

Si mund të ndalohet marrja e diplomës?

Për studenten e mjekësisë, Justina Sinani, kjo nismë e tij nuk është e drejtë.

“Nuk jam aspak dakord. Si mund të ndalohet marrja e diplomës? Madje, mendoj se nëse zbatohet, do të ketë impakt negativ. Mjekësia kërkon disa vite studime, ka shumë shpenzime dhe në fund të mos na jepet diploma? Unë jam që të vendoset me vullnet të lirë, të përmirësohen kushtet, pagesat, por në asnjë mënyrë të detyrohemi të qëndrojmë duke na mbajtur peng diplomën”, thotë Sinani.

Arjon Kuçuku, një tjetër student i mjekësisë në Tiranë, e cilëson këtë nismë si “shkelje flagrante” të të drejtave të njeriut dhe të rregullores së Universitetit.

“Personalisht kam vendosur të qëndroj në Shqipëri, por ky është vullneti im. Nuk është zgjidhje mosdhënia e diplomës. Zgjidhja më e mirë: përmirësimi i kushteve në spitale dhe rritja e pagës, por rritje serioze, jo qesharake”, thotë Kuçuku, student i vitit të 3-të për mjekësi.

Edhe për mjekun Ilir Allkja, i cili punon në urgjencën e një spitali privat në Tiranë, mosdhënia e diplomave për studentët e mjekësisë do të ishte shkelje flagrante e së drejtës universale të diplomimit.

“Në dijeninë time, kjo nuk ndodh askund”, thotë Allkja për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se mjekët duhet të ndihen të lirë të punojnë në Shqipëri.

“Ata duhet të mbështeten në karrierën e tyre, e cila duhet të jetë sa më larg politikës”, thotë Allkja.

Allkja, sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, u pushua nga puna në Urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dy vjet më parë, pasi denoncoi mangësitë në sistemin shëndetësor në Shqipëri, përfshirë mungesat e maskave, dorezave, aparaturave të oksigjenit etj.

Dollenberg: Profesionistët duhet të vendosin vetë

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, presidente e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, thotë se, në pamje të parë, duket e padrejtë që Evropa merr një produkt të gatshëm, ndërsa Shqipëria varfërohet çdo ditë e më shumë nga brezat e rinj, të aftë për të punuar në sektorin shëndetësor.

Ajo vlerëson faktin se Qeveria shqiptare, sipas saj, po shqetësohet për ta ndryshuar këtë fenomen, por, nga ana tjetër, thotë se strategjitë duhen diskutuar me shumë kujdes.

“Në Gjermani, pagat janë disa herë më të larta, kushtet më të mira, ofrohen kualifikime pa burokraci. Kështu që shteti shqiptar duhet të investojë në mbajtjen e mjekëve të rinj në vend, duke konkurruar me këto shtete që po thithin mjekët, infermierët. Por, vendimi u takon profesionistëve të qëndrojnë apo të ikin. Askush nuk mund t’i detyrojë të qëndrojnë dhe askush nuk mund të pengohet në marrjen e një diplome, që është e parashikuar me ligj”, thotë Dollenberg.

Ajo shton se me investime dhe masa konkrete për përmirësim kushtesh dhe rritje pagash, mjekët e rinj mund të mbahen në Shqipëri.

Ky është skenari që, sipas saj, “jep sukses”.

Aktivisti i shoqërisë civile në Shqipëri, Adriatik Lapaj, njëherësh avokat, e sheh si të nxituar propozimin e Ramës.

Sipas tij, kjo do t’i nxisë të rinjtë në Shqipëri që edhe studimet për mjekësi të përpiqen t’i kryejnë jashtë vendit.

“Nuk u thua dot studentëve: nuk ju japim kartonin e diplomës”.

“Çfarë u ka dhënë shteti dhe Qeveria atyre që thinjen në shkollë?”, pyet Lapaj.

Me ikje mjekësh, për arsye të ngjashme, është duke u përballur edhe Kosova.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021. (REL)

8 Komente

  1. 1
    1

    Lapaj shteti ka investuar per ata 6 vjet.Po nuk ke kuptuar cfar u jep shteti kot qe e quan vehten avokat.Sa per dijeni ne Greqi vend i BE mjeket qe mbarojne sherbejne 3 vjet ne fshat ne menyre te detyruar (mjek agrotiko)dhe pastaj shkojne ku te duan per specializim.Po te fillojme te krahasohen mjeket me ata te gjermanise,po keshtu mesuesit,ekonomistet etj...etj shto dhe pensionistet atehere nuk do quheshim shqiperi po gjermani

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stefan

      Nuk ka thene askush qe do blokohen diplomat. Por ata qe paguhen me bursa shteti kane detyrimin te rrine 3 vjet te punojne per shtetin qe i financoi studimet. Nuk mundet te perfitosh fonde dhe te pagush studimet me fonde te Shqiperise dhe pastaj te ikesh jasht direkt. Nese pranon financim nga Shqiperia per studime, do punosh e do i japesh shoqeris ketu. Pastaj mund te ikesh. Ose paguaje vet studimin dhe ik ku e kur te duash. Edhe duan fobdrt e shtetit shqiptar edhe nuk duan te kthejne investimin qe shteti beri per ta.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Po, patjeter. Por nuk mund të pengojë askush lëvizjen e lirë të njerëzve. Mund t'a kthej investimin e bërë, edhe me kamatvonesë po deshe, por nuk mund të detyrosh dikë të mos lëvizë. Mbi këtë liri është themeluar edhe BE-ja, aty ku dëshirojmë të shkojmë.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pjeter

        Paska folur dhe budallai Ilir Allkja

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vini

          Nuk do ti jap dipllomat thote Kryeministri !! Po mire more, ti qe ishe i dipllomuar per pikture, ta bllokoj kush dipllomen kur ike refugjat ne France e pretendoje se jetoje duke pikturuar!! Vellait tend Olsit qe iku refugjat ne Amerike a ja bllokoj kush!! Djalin tend Gregorin qe e nise ta kuroje ne Amerike dhe jo ne Shqiperi te pelqeu qe u sherua ( si çdo prind sigurisht). Boll me formula populiste qe sherbejne vetem per te ushqyer injorancen qe prodhoni me sistemin tuaj. Diplloma esht thjesht nje dokument qe sherben per te provuar kompetencat dhe formimin e dikujt, nese nuk jami ne gjendje te ruajme doktore, inxhiniere, teknike...ky ezhte faji juaj dhe jo i atyre qe kerkojne nje jete me te mire. Ridegjo premtimet qe ke dhene parpara se te vije ne pushtet dhe pastaj hajde dhe mashtro perseri ata qe te besuan.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Flitet per ata qe u paguhen bursat nga shteti, pra nga taksapaguesit shqipetare. Pra, keta duan ta marrin ate shkollen falas, por nuk duan qe t'i sherbehne bashkombasve te tyre, sikur edhe per nje kohe, sepse duan te shikojne vec bythen e tyre. Kjo tregon qe keta te rinj, por edhe familjet e tyre jane mosmirenjohes.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shkodrani

            E kapi edhe Ramen sindroma e budallait!

            Përgjigjjuni
            1. U
              Una Rosa Blu

              Problemi me kete ide eshte se bursat nuk duhet te jene te tilla ne gjeneze. Bursa eshte grant pra jepet pa kundershperblim, ndryshe nuk eshte burse por thjesht kredi studentore. Shteti po heq bursat dhe i zevendeson me kredi ku kesti mujor eshte sa paga e doktorit dhe periudha 6 vite. Por ju komentuesit nuk e kuptoni dot kete fakt dhe akoma ecni me mendimin "kundershperblimi i burses". O njerez, bursa merret si SHPERBLIM per performancen ekselente! Po deshi qeveria ti mbaje mjeket me detyrim atehere ta ofroje skemen per cdo nxenes, jo vetem per ekselentet. Tregu i lire thote se malli shitet paguesit me te larte, ne kete rast malli eshte puna e doktorit. Gjermani e paguan me shtrenjte, parimi ekonomik thote se ai do ta perftoje. Njesoj si cmimi i energjise elektrike apo i gjithckaje tjeter ne jete. Qeveria keshtu nderpren tregun e lire pra na con drejt komunizmit? Nuk je i lire te zgjedhesh kujt ja shet "mallin" (punen) tende? Edhe pse kjo bie ndesh me kushtetuten? Cfare borxhi i kane studentet ekselente shtetit ma shpjegoni pak? Ata qe shumica vijne prej gjimnazeve private, pa asnje lek taksash, ata qe ne 6 vitet e fundit kane pare shkaterrimin e sistemit arsimor me tekste te nivelit me bazik ndersa nderkombetaret jane 2 nivele siper nesh? Shteti i ka borxh studenteve arsimin dinjitoz, jo e anasjellta. Kjo nuk eshte asgje vecse nje skeme e qeverise per te shpetuar shqiperine nga ikja e rinise por do te rezultoje pa sukses. Sepse nxenesit tashme do ikin edhe me shpejt jashte qe pas gjimnazi as pa e menduar universitetin shqiptar fare, pra do bjeri cilesia edhe me tej.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje