Gjenerali britanik që do gjurmojë shqiptarët

27 Tetor 2022, 09:10Sociale TEMA

Gjenerali britanik që do gjurmojë shqiptarët

Mbretëria e Bashkuar ka caktuar një koordinator special për të luftuar flukset në rritje të emigrantëve që arrijnë në brigjet e saj nëpërmjet gomoneve.

‘The Telegraph’ raporton se detyra i është besuar gjeneralit Stuart Skeates, i cili ka shërbyer në konfliktet në Bosnje-Hercegovine dhe Afganistan.

Që prej fillimit të vitit më shumë se 37 mijë emigrantë kanë arritur tokën britanike dhe sipas disa publikimeve mediatike, 60% e totalit thuhet se janë shtetas të Shqipërisë.

Por organizata të të drejtave të njeriut thonë se shifra që I referohet shqiptarëve nuk është e konfirmuar, ndaj kërkojnë nga Qeveria britanike të bëjë publike shifrat zyrtare.

Gjenerali Skeates ka punuar më parë si këshilltar i Kancelarit të Dukatit të Lancasterit, rajon në Perëndim të vendit, duke ndihmuar në parandalimin e shfrytëzimit të njerëzve vulnerabël nga trafikantët e qenieve njerëzore.

2 Komente

  1. T
    Tropoja

    S'ka faj europa me gjithe kete terror qe mbjell rama me shqipo ne mbare europen,ndersa ne arabi izrael u flet per gjyshen atje u ben terror psikologjik sa rrace e zgjuar jane shqipot sidomos edvini zi haj medet turp i madh,te mbrohet britania me ushtri nga pabukesit shqiptar gjyshja dhenderri nusja BE broçkullat e edushkes haha

    Përgjigjjuni
    1. a
      adem

      Turp e shkruan keshtu. BE dhe SHBA kerkojne nje pastrim te te korruptuarve, krimineleve. Le te behet. dhe mos mbro Berishen.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje