Shkon në +15 % paga e pedagogëve tek mjekësia. Universiteti rrit me 8% pagat, veç 7% rritjes nga qeveria

26 Tetor 2022, 19:31Sociale TEMA

Shkon në +15 % paga e pedagogëve tek mjekësia. Universiteti  rrit

Qeveria vendosi pak ditë më parë që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit të Universiteteve.

Këtij vendimi i është përgjigjiur pozitivisht gjatë ditës së sotme Universiteti i Mjekësisë.

Fillimisht Senati Akademik dhe më pas Bordi i Administrimit të këtij Universiteti vendosën të miratojnë nivelin e rritjes së pagave, sipas vendimit të Qeverisë.

Pra 8% e pagës së pedagogëve do të mbulohet nga të ardhurat e vetë Universitetit të Mjekësisë.

Ndërkohe që pjesa tjetër, 7% e rritjes mbulohet nga qeveria, rroga e pedagogëve të Mjekësisë do të pësojë një rritje me 15% në total.

1 Komente

  1. D
    Ditmir

    Sigurisht pasi aty ka dyndje studentesh qe behen gati te marrin valixhet per ne Gjermani. Po te tjereve qe skane refugjate sa do ju rritet !!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje