Lufta me vdekjen, historia e 57-vjeçares që ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë

29 Tetor 2022, 18:30Sociale TEMA

Lufta me vdekjen, historia e 57-vjeçares që ia doli të mposhte

Të luftosh me vdekjen nuk i ndodh kujtdo në jetë. Kjo i ndodhi 57-vjeçares nga Korça, Emi Dinke.

Në tetor të 2014, ajo u diagnostikua me kancer gjiri.

“Unë isha në një dasmë, kalova shumë bukur. Vij të bëj një dush, nesër shkoja në punë, kur shkoj në dush shoh që unë diçka kisha. U shqetësova dhe i thashë bashkëshortit, unë kam diçka. Jo tha, nuk ka mundësi. E pamë, e kisha, u shqetësuam jashtë mase. Nuk fjeta gjithë natën. E pashë jetën bardhë e zi. Thosha se do vdes”, tregon 57-vjeçarja.

Emi tregon se ku e gjeti forcën për të përballuar këtë dramë që kishte kapluar jo vetëm atë, por të gjithë njerëzit që e rrethonin.

“Unë kam një bashkëshort që më ka ndenjur shumë afër. Më thoshte se do luftojmë e do bëjmë të pamundur, do e kalojmë. Duhet të na lësh ti të luftojmë, të gjithë. Me rronte babi, kam dy vëllezër që vuanin shumë, motrën e burrit që vuante me mua, më lutej dhe më thoshte të bëhesha e fortë. Më qëndruan afër shoqet e mia”, thotë ajo.

Sëmundja e bëri të kuptonte vlerën e jetës.

“E para është dashuria për jetën. Në atë moment kuptova që dashuria për jetën nuk krahasohet. Sido ta jetosh, është e bukur. Nuk do doja të ikja aq shpejt. Luftova shumë dhe ja arrita, tani jam e lumtur”, shprehet Emi.

E shëruar plotësisht, ajo ka një mesazh për të gjitha gratë që të jenë më të kujdesshme ndaj shëndetit.

“Unë mesazhin e kam për vajzat dhe gratë. Iu lutëm shumë, kontrolloni veten. Njëherë në 6 muaj shkoni te mjeku, bëni eko, bëni mamografi, ajo është shpëtim. Në qoftë se e arrin shpejt, e kalon më mirë se unë. Ju lutem gra, pa ne nuk ka jetë”, apelon 57-vjeçarja.

3 Komente

  1. Q
    Qt

    Shendet pac, Zonje!

    Përgjigjjuni
    1. i
      iliri

      Shendet dhe kujdes , dhe mbi te gjita vigjelence te papare .....kanceri nuk iku thjesht diku u fsheh , dhe pret te besh gabimin me te vogel te godase pa meshire , me thauj mua qe humba njeriun me te shtrenjte ....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nana

        Te kaluara bij me gjithe zemer te them , i kam kaluar keto strese me nusen e djalit , te gjithe familja ishim te shqetsuar po shyqyr dhe ajo ja hodhi.Ishte shume kurajoze per veten e vet , na jepte ne kurajo , mos u metzit mami , babi se do e kaloj. Ju te reja vajza ,gra ruajeni shendetin sa e keni, mos neglizhoni , duajeni jeten per vete , prinderit ,femijet , bashkeshortet. Ju dua shume, mos ju prekte e keqe!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje