Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë Murrizë

20 Janar 2024, 11:28Sociale TEMA
Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë

Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë Murrizë

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass-i i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është bllokuar. Policia njofton se po punohet për hapjen e aksit dhe se lëvizja nga Peshkopia drejt Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër.

“Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet”, njoftoi policia.

Efektivët e uniformave blu thonë se në akset Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë dhe Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës qarkullimi i makinave bëhet me zinxhirë.

“Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore”.

Policia apelon shoferët që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse dhe të tregojnë kujdes të shtuar pasi ka prezencë akulli në rrugë.

Lini një Përgjigje