Shkollë paradite, punë pasdite- 19 vjecari i vrarë në Fier një djalë "model", prekin shokët e klasës me mesazhin!

11 Mars 2024, 20:58Sociale TEMA
Shkollë paradite, punë pasdite- 19 vjecari i vrarë në Fier

19-vjeçari Grei Bihuci humbi jetën ditën e sotme në Fier pasi u godit me thikë nga një 20 vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, ku pas një konflikti për motive banale Florjan Muka ka qëlluar me thikë Bihucin.

Ky i fundit është transportuar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas dëshmitarëve konflikti dyshohet se ka nisur poshte urës së Gjanicës dhe Bihuci në përpjekje për të shpetuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës.

Mësohet se ai punonte pasdite kamarier në një lokal të qytetit, dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm.

Shkolla qe ndiqte 19-vjeçari ka bërë një postim prekës. Në postim theksohet se dhimbja e lotët e shokëve për të janë të pashtershme për të.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije.

Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona.

13 Komente

  1. B
    Bejkush

    Mbani dorën o shqiptarë! Mbani ore dorën se e shuajtët këtë vend e këtë popull! Duroni ore idiotë se nuk këmbehet jeta me dënglat e pordhët e moshës! Po një pjesë të mirë të të burgosurve politikë ,ai sistem u shkatërroi jetën ore,por asnjëri prej tyre pasi theu qafën regjimi nuk u hakmorr. Merrni shembull ata ore derëzinj. Një vritet në Frosinone, një në Fier,nje në Tiranë,dy në aksident ... Ore po ku po shkoni!?? Edhe thoni pastaj na urren greku e serbi ! Çfarë lesh greku ore? Ju po vrisni gjakun tuaj!

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhulio

      Ngushëllime familjes, prindërve dhe motrave. Tepër e dhimbëshme, drejtesia ka vite që rivret te vraret me dënimet që japin. Nuk u ka rënë rasti, të vritet djali apo vajza e ndonjë gjyqetari/ie, të provojnë dhimbjen e dytë të mos bërit drejtësi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arti

        Drite paste ne Parajse! ???? Ku po shkojme keshtu? :(

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje Nene

          Po pse more djale je bashkuar me te kqijt,ke humbur kot ,i ke bere dem familjes sidomos nenes pale shoqerise .Ngushellime familjes

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kapedani

            RIP! Ngushellime familjes . Sa shume kriminele paska lindur ajo toke ,te vrasesh per nje llaf goje.Te gjithe bejne si trima dhe cuba me njeri-tjetrin ama po te behet lufte te gjithe fshihen si minjte neper ara.Fakti qe jetojme te ndare dhe te perçare ne 5 shtete te ndryshme flet shume per ne shqiptaret,mos te them pastaj qe kur na pushtojne i behemi ure pushtuesit ,fene e ndrrojme dhe grate jua japim vete pushtuesve.Filloni nga sharjet qelbesira.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vdeksh!

              Tu thafte dora! Tu thafte dora e mos e pafsh nje dite te bardhe me sy! 18 vjec dhe kaq i dhunshem, mos befsh hajer maskara i qelbur. Se perceptoj dot dhimbjen e familjes se ketij djalit. Qe dje me rri mendja si i mori jeten nje pusht mes qytetit. Po sa kafshe jeni qe i ngulni thiken tjetrit aman? Kush eshte ai mortje qe ju rriti??

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni Montana

                AJO QENJE E NDYRE QE BERI KETE KRIM TE DENOHET DHE CELSAT E QELISE T'JA HIDHNI NE DET...NUK MERITON TA SHOHE DRITEN E DIELLIT DHE TA LEJOJNE TE JETOJE MES NJEREZVE. DERISA ARRIN DHE MBAN ARME ME VETE NUK ESHTE AS BURRE...QE NE FUND TE FUNDIT TE MATET SI BURRE.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Indinjata

                  "Shqiperia qe duam".

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Landi

                    Te qofte dheu i lehte,more bir!Ku po shkojme,o delenxhilere?Ku jetojme,ne cilen kohe,ku jeta vlen sa asgje?O prinder,o mesues,a ka ardhur koha t'i therrasim mendjes per se fundi:KU PO SHKOJME?Çfare po u leme femijeve,dhune?Sa trishtim!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pellazgu

                      Vrasje nga pellazget ditë per dite.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Meh, e gjykojnë si minoren ata, shto edhe "motive të dobta" dhe një avokat të mirë dhe për ca vite e ke prapë jashtë atë vrasësin... Falenderoni reformën në drejtësi dhe Shoqërinë E Hapur, që i dhimbsen kriminelët dhe aspak viktima.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fieri shqiptareve

                          vetem denimi me vdekje ben pune per raste te tilla.qe ta mendoje bythen mire ai trimi qe mban arme me vete.

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            panajoti

                            ben mir kauri qe rri larg ketyre larove ,,,,jo se ka frik ,,,po e do jeten ,,,,ja ka dhen zoti i tij ,,,dhe ta jetoj ,,,

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje