‘Shpërthimi’ i karkalecave, Bashkia Tiranë nis dezinfektimin

15 Korrik 2023, 14:10Sociale TEMA

‘Shpërthimi’ i karkalecave, Bashkia Tiranë nis

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për dezinfektimin e hapësirave publike nga mushkonjat dhe insektet, në të gjitha zonat e Tiranës.

Kjo, pas një shpërthimi të vërtetë të karkalecave dhe insekteve të ndryshme në Tiranë, mbi të gjitha në zonat më periferike të kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka garantuar se do të ketë një verë të qetë për të gjithë banorët e qytetit.

Në ditët e fundit, banorët kryeqytetas kanë shprehur shqetësime të mëdha nga insektet (kryesisht karkalecat), të cilët përveçse kanë qenë të shumtë në numër, janë ngjitur edhe në katet më të lartë të pallateve, duke u futur në apartamente.

Shumë persona kanë raportuar situatën përmes mediave sociale dhe duket tashmë se pas shqetësimeve, qeverisja vendore po merr masat përkatëse për të normalizuar situatën.

 

3 Komente

  1. D
    Doktori

    Quhet DEZINSEKTIM , po t'a konsiderojme karkalecin nje insekt . Pra , zoti gazetar i nderuar , kemi tre lloj nderhyrjesh: 1. Lufta kunder mikrobeve , quhet DEZINFEKTIM dhe kryhet nga organet e shendetesise ; 2. Lufta kunder insekteve (mushkonja , miza , karkaleca dhe cdo lloj insekti tjeter) qe quhet DEZINSEKTIM dhe 3. Lufta kunder minjve , qe quhet DERATIZIM . Lexova nje offerte te afishuar ne Tirane , ku shkruhej "bejme DEZINFEKTIM ?! per miza , mushkonja, tartabiqe etj". Merreni me mend se cfare pune te sakte mund te bente kjo firme , kur nuk e dinte as si quhej puna qe ajo bente .

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Emergjenca kombetare ështe vjedhja dhe korrupsioni,jo karkalecat.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati

        Po , more k (kare) . Ata qe kane vjedhur po shkojne e do te shkojne ne burg , si ne cdo vend demokratik . Ku e shikon emergjencen ti ?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje