Të huajt në IT pa viza në Shqipëri, mund të qëndrojnë një vit dhe të aplikojnë për leje unike

9 Korrik 2023, 16:09Sociale TEMA

Të huajt në IT pa viza në Shqipëri, mund të

Të huajt që punojnë në një kompani në fushën e teknologjisë së informacionit do mund të hynë në Shqipëri pa vizë. Një vendim i Këshillit të Ministrave përcakton se ata mund të qëndrojnë në vend deri në një vit dhe gjatë kësaj periudhe mund të aplikojnë për t’u pajisur me leje unike e cila kryhet “online”.


Për eksperten e teknologjisë Hatixhe Bilibashi vendimi i qeverisë i shërben vendit, veçanërisht në disa prej nënfushave të teknologjisë së informacionit.

“Kemi “Internet of Things”, kemi Inteligjencën Artificiale dhe më e rëndësishmja është eksperienca që na vjen në Cyber Security. Kjo si garanci për bizneset që po zhvillohen në kuadër të digjitalizimit”, tha ekspertja e IT, Hatixhe Bilibashi.


Në përpjekje për të tërhequr më shumë të huaj qeveria po ofron lehtësi si vizat elektronike për të ashtuquajturit “nomadë digjitalë” dhe mundësinë për të mos paguar tatim mbi të ardhurat për qëndrim deri në 12 muaj.

“Nomadët digjitalë janë e ardhmja. dhe një potencial i madh për Shqipërinë. Të gjithë këta të rinj që mund të jenë të punësuar në kompani të huaja ose të punojnë si “freelance”, mund ta shohin Shqipërinë si vend potencial për të zhvilluar aktivitetin e tyre duke i sjellë zhvillim ekonomisë së vendit”, shtoi Bilibashi.


Heqja e vizave për të huajt e punësuar në fushën e teknologjisë është pjesë e “Agjendës Digjitale 2022-2026”, të hartuar nga Qeveria e Shqipërisë e cila  synon të popullarizojë punën pa barriera. Në dokumentin qeveria zotohet të garantojë akomodimin e nomadëve digjital dhe internet me shpejtësi deri në 5G.

4 Komente

  1. E
    Ed-Neroni !

    "Punë ka, por nuk ka prodesionista". Vazhdo merri nga Bangladeshi Edo. Dhe bëjë AL. Republika islamaike perëndimore pakistaneze . Mqs Salehu na futi në konferencë. Ti sill njerëzit për ndërrimin e popullsisë. (Se ashtu është një projekt).

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deus vult

      O Hatixhe Bilbilushi, o të hëngërt dheu me atë shqipe katastrofale

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        do mbushet e gjithe albanistani me bangladesh dhe pakistanez indian tani. Dhe shtete evropiane si Greqia e kane kete por me kusht qe paga e tyre te jet mbi 5.000 euro / muaj

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goditesi

          Per Shqiptaret nuk paska pune por per indianet dhe kinezet u happen portat dhe pa vize. Ne nuk na hap njeri deren NEPER Bote kurse ky Kurva I Sorrosit do te na ZHDUKEN. Ngrihuni dhe zhdukuni keta ketmat e cifuteve

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje