“Pse o deputet i zonës na prish shtëpitë?”, Flet një nga protestuesit në guroren e Rrajave

8 Korrik 2023, 18:26Sociale TEMA

“Pse o deputet i zonës na prish shtëpitë?”, Flet

Kamera e Euronews Albania ishte këtë të shtunë në guroren e fisit Rraja në Borizanë të Krujës, ku banorët e zonës ishin mbledhur aty në një protestë për prishjen e banesave të tyre nga shpërthimet në kantier.

Në një prononcim për Euronews Albania, një nga banorët tha se shtëpitë e tyre janë shkatërruar dhe ata janë të pafuqishëm ekonomikisht për t’i rregulluar.

Banori kërkoi nga shteti që të jap lejet për guroret konform ligjit, duke respektuar distancat nga qendrat e banuara, pasi atyre po u shkatërrohet jeta.

“Këtë rastë me rrahjen e vëllezërve Maja dua të falenderoj mediat se ne na keni ndihmuar jashtë mase. Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. 

Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i lligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja”, tha banori.

Banoi shtoi se kryetari i bashkisë u premtoi kompensim të dëmeve përpara zgjedhjeve, ndërkohë që pas zgjedhjeve nuk u hap as telefonin.

“Janë çarë shtëpitë komplet, unë kam familjar invalid, edhe karrocën ma kanë fal se s’kam lekë. Kanë ardhur njerëzit kanë bërë inspektimet, por nuk kemi asnjë dëmshpërblim, prit gomar të mbijë barë. Kanë ardhur para votimeve dhe kryetari i bashkisë na tha se do t’i rregullojmë, pas zgjedhjeve nuk na hap as telefonin”, tha banori.

Kujtojmë se Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit këtë të shtunë, pas bërjes publike të videeos ku pjesëtarë të fisit të tij rrihnin dy qytetarë në lokal, të cilët ishin ankuar në polici në lidhje me dëmet që i kishin shkaktuar shpërthimet nga gurorja në pronësi të vëllait të deputetit.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici 8 persona, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e deputetëtit, Xhelal dhe Përparim Rraja, si dhe i biri i tij Rexhep Rraja.

Në deklaratën e tij kur shpalli dorëheqjen nga jeta politike, Rrahman Rraja u shpreh se ndihet i turpëruar nga pamjet e publikuara dhe i bëri thirrje djalit të dorëzohet në polici.

11 Komente

  1. N
    Na myten

    Demshperblimi me taksat tona. Bravo shteti!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Soza

      Po print sa te vijne dimes se do fillojne fushaten e mbjelljes se pemeve. Te kesh besim se ja kane premtuar KM dhe Kokes para disa vjeteve. Pastaj do behen dhe me shtepi te reja. Vetem ki besim.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipe

        E keqja eshte se te gjithe jane te kallepit Rraja ….

        Përgjigjjuni
        1. F
          Falcon

          Bravo deputeti për gjestin - dorëheqja dhe marrja përsipër e përgjegjësisë të padëgjueshme në anët tona.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta

            Shume mire ua bejne. Nenat e motrat tu shkerdhejne. Vete ua keni dhene te drejten( voten). Tani mbylleni halen e uleni koken qelbesira qe e shisni nderin , dinjitetin edhe bythen per 50 euro.

            Përgjigjjuni
            1. z
              zenel

              Keshtu ndodh kur nuk degjohet zeri i banoreve, policia ka frike nga debuteti i zones.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Isa

                Ca jane keta plehra qe dalin mbi zotin .Ju zent syte leku o PLEHRA.Shteti te veproje.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gaci

                  Po komisari i policiss qe kercenonte viktimat nuk eshte kriminel??

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Raimond Vlonjati

                    Rugecet e Rama hajdutit jane bere depudete dhe ata nuk permbahen se e kane ligjin me vete dhe bejne cte duan . Tamam si ne kohe te Zogut, basterdet . Ngrihuni o popull ti shkerdheni robt atij spiunit te Sebrise , Rama hajdutit dhe sherbetoreve te tij

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pensionisti i Gurores

                      Kompesimin e demeve te shtepive sipas ligjit duhet t'i beje pronari i gurores dhe t'i hiqe licenca per tere jeten.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali Ram Berisha

                        Jepi "Mondo". Tregou venin shpellareve qy spo na lshojne pushtetin. Na, pushtetaret dhjerokrate, ene kur jeshem, ene po erdhem prap ne fuqi, na mutin mullar jem ka e bo prapnasiprap. Ene i here: Bravo Mondo!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje