U kap në uzinën e armëve në Gramsh, avokati i ukrainasit: Klienti im pretendon se është bloger, me rusët i ka bashkuar hobi që kanë

7 Shtator 2022, 10:32Sociale TEMA

U kap në uzinën e armëve në Gramsh, avokati i ukrainasit:

Saimir Visha, avokati i shtetasit ukrainas Fiodor Mihailoviç  i cili është arrestuar pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh, ka thënë se klienti i tij pretendon se është bloger. Visha thotë se dy rusët dhe ukrainasi të cilët u kapën në uzinën ushtarake në Gramsh janë të apasionuar që të fotografojnë vendet postkomuniste.

Saimir Visha: Unë po ju them se janë sot të traumatizuar.

Blendi Fevziu: Çfarë pretendon klienti yt?

Saimir Visha: Jam bloger pretendon klienti dhe në Shqipëri kam ardhur siç kam ardhur në shumë vende të botës postkomuniste. Ata janë të apasionuar që të fotografojnë vendet postkomuniste. Ata i ka bashkuar i vetmi hobi që kanë. Në lidhje me Mikaelin, është marrë në kundërshtim me të gjitha procedurat, nuk ka pasur asnjë përkthyes. Është trembur sepse ulërimat e rojes ndal dhe mos lëviz nuk kanë qenë të kuptueshme për Mikaelin.

Kujtojmë se para hetuesve tre të arrestuarit kanë mohuar se po kryenin aktivitet spiunazhi duke u deklaruar si fotografë eksplorues në kërkim të vendeve historike dhe ushtarake. Deklarimet e dhëna mbështeten edhe nga aktiviteti i postuar në rrjetet e tyre sociale.

Megjithatë, për hetuesit që dyshojnë se ata janë pjesë e agjenturave të huaja pretendimet e tyre nuk janë të besueshëm, kjo për shkak të agresivitetit të treguar në përplasjen me ushtarët dhe mosbindjes së urdhrit të dhënë nga ata.

Lini një Përgjigje