
Lajmet për bandat shqiptare të trafikimit përmes kalimit ilegal në kanalin e Le Manche mes Britanisë së Madhe dhe Francës, veçse shtohen në mediat ndërkombëtare, me raportime të shumta mbi raste flagrante, edhe të kalimit me gomone të vogla apo skafe.
Raporti i fundit, i kryer nga një gazetë britanike (GB NEWS), ka analizuar edhe faktorët e theksuar të rrezikut, me të cilat këta trafikantë, por mbi të gjitha me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.
Kushte klimatike ekstreme, det i trazuar, erëra shumë të fuqishme dhe gomone e varka të vogla tërësisht të amortizuara, janë ndër shkaqet kryesore të avarive.
Në një ditë të vetme, përllogaritet se rreth 200 persona e kalojnë kanalin e Le Manche me mjete të vogla lundruese.
Ata kapen sigurisht nga roja bregdetare britanike. Mirëpo, e kanë mësuar përmendësh skenarin e mirëndërtuar për të mos u deportuar menjëherë: Jemi pre e trafikimit.
Sipas reportazhit të “GB NEWS”, trafikantët shqiptarë janë ata më të kuotuarit momentalisht në gjithë këtë situatë të krijuar.
Ata kanë krijuar rrjete të tëra në veri të Francës, për të siguruar nisjen nga xhepa brigjesh të sigurt, drejt Britanisë së Madhe.
Personat i gjejnë nëpërmjet mediave sociale (kryesisht Tik Tok) dhe nëpërmjet personave të tretë, mbledhin pagesat.
Shifrat vjetore deri në shtator, janë edhe më shqetësuese ndërkaq.
Sipas analizave të kryera nga ekspertët në ishull, 27 mijë e 678 persona e kanë kaluar kufirin ilegalisht me varka të vogla (përafërsisht 700 të tilla).
Kjo shifër, me katër muaj të mbetur në këtë vit kalendarik, thuajse e kanë tejkaluar shifrën e vitit të shkuar,, që ndalet në 28 mijë e 526.
Pra, fenomeni është në rritje…
Mjetet alternative si gomonet, apo edhe motorët e ujit të tipit “jet ski”, po shtohen në përdorim. Ndërsa, autoriteteve britanike, po i bie në dorë veçse të përpiqen t’i kapin të gjithë për t’i kthyer pas.
E lehtë gjithsesi, nuk është!
Sakrifica gjigande vetem e vetem per te shpetuar nga Shqiperia e Metes, Berishes, Rames.