
Nga Klevis Hoxhaj
Takimi i parë i kryeministres së re britanike, Liz Truss, me Shqipërinë dhe shqiptarët na kthen pas në prill të vitit 2016, kur në një editorial për “The Sunday Times”, ajo tregonte se si ambiciet e Qeverisë britanike nuk mund të jenë si ato të Shqipërisë.
“A duam të shijojmë një dekadë të artë, ku të bëjmë ndryshimet që na duhen për të pasur sukses? Apo të përballemi me të paktën 10 vite stanjacion, të zhytur në negociata komplekse?”, pyeste fillimisht zyrtarja britanike asokohe.
Ndërsa sot, kryetarja e re e Konservatorëve, pritet të përballet me çështjen e “emigrantëve shqiptarë” pasi të betohet si kryeministre britanike.
Truss ka qenë më pak e përpiktë në propozimet e politikës së saj të imigracionit sesa ish-kancelari Rishi Sunak.
Ashtu si rivali i saj, Truss synon të zerojë hyrjen klandestine në Britani.
Kryeministrja e re britanike ishte më e interesuar në sigurimin e kufijve duke ndërhyrë në regjimin ekzistues.
Truss në mënyrë të paqartë iu referua gjatë fushatës së saj “shtytjes për reformat e GJEDNJ-së në mënyrë që ajo të funksionojë për Britaninë”.
Ajo premtoi gjithashtu një zgjerim afatshkurtër të skemës sezonale bujqësore, e cila lejon punëtorët e huaj të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar për punë bujqësore verore.
Kreu i Konservatorëve u zotua që do të rrisë forcën kufitare të vijës së parë me 20 për qind dhe do të dyfishojë nivelet e personelit detar të forcës kufitare.
Si Sunak ashtu edhe Truss u shfaqën të përkushtuar ndaj idesë së kontraktimit të emigrantëve të jashtëligjshëm.
Kjo, duke u zotuar se do ta bëjnë marrëveshjen e azilit që të funksionojë dhe të eksplorojnë partneritete të mëtejshme.
Po nëse kthehemi në 2016-ën?
Sekretarja e shtetit për mjedisin, ushqimin dhe çështjet rurale theksonte se “modeli i Shqipërisë” do të godiste tregtinë fitimprurëse britanike të shërbimeve me afro 100 miliardë paund.
“Shqipëria jo vetëm që është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe aspak si Britania, por marrëveshja e saj mori gjashtë vjet për t’u negociuar. Ajo nuk ka akses të plotë në një treg të vetëm të tregtisë së lirë prej 500 milion njerëz – që do të thotë më pak investime, më pak vende pune dhe çmime më të larta – dhe këtë marrëveshje e ka vetëm sepse dëshiron të anëtarësohet në BE”, shtoi Truss.
Si për ironi të fatit, Britania do të firmoste më 11 mars të vitit të kaluar pikërisht me Shqipërinë marrëveshjen e parë tregtare me një shtet evropian jashtë BE-së.
Ministrat nënshkruanin një marrëveshje tregtare prej 158 milionë paundësh për të lejuar biznesin britanik që të tregtonte në mënyrë të pavarur jashtë bllokut.
Sipas marrëveshjes së ratifikuar, ajo lehtësoi tarifat për importet dhe eksportet kryesore, duke përfshirë mineralet, karburantet, energjinë elektrike, tekstile dhe këpucë.
Marrëveshja ishte pjesë e premtimit të sekretares (tanimë) të tregtisë ndërkombëtare Liz Truss.
Kjo, për të siguruar marrëveshje tregtare me ekonomi të mëdha dhe me rritje të shpejtë jashtë Evropës për të rifilluar ekonominë.
Para se të emërohej në një nga postet më të rëndësishme – kreu i Ministrisë së Jashtme – Truss arriti të lidhë marrëveshje tregtare dypalëshe me më shumë se 60 vende.
Takimi i fundit i kryeministres së re britanike me Shqipërinë daton më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Asokohe, Truss, në cilësinë e kryediplomates do të takohej me homologët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mes tyre, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor dhe për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajon”, nënvizonte zyrtarja e lartë britanike.
Sipas saj, rritja e lidhjeve ekonomike me rajonin është një mënyrë jetike për të krijuar vende pune dhe të ardhura, për të siguruar stabilitet dhe për të mbështetur lirinë.
Me një konfirmim prej 81 mijë e 326 votash nga anëtarësia e Konservatorëve, Truss do të udhëheqë vendin deri në vitin 2024
“Do të qeveris si konservatore”, tha ajo menjëherë pas shpalljes. Dhe siç shkruante e përjavshmja “New Statesman”, kjo do të jetë qeveria më e djathtë që do të mund të kujtojmë.
Liz Truss nuk është thjesht kandidatja e vazhdimësisë: ajo është një Boris Johnson e ngarkuar me turbo, shumë më ekstremiste dhe ideologjike.
te verteten ka thene
Po te ishim shtet me dinjitet nik duhet te kishim fare marredhenie mw Britanine,kshu ata qe arrinin te hynin nuk ktheheshin dot si kafshe. Eshte shteti qe ja kemi pare sherrin gjithe historise tone.
Patriot, po te kishe shtet shqiptaret nuk do te ishin larguar ne menyre klandestine.
Qi t'emen, ashtu si qe titulli, une kujtova se kjo e kishte gjyshen shqiptare.
Per derisa Anglia do ket vende puna te lira ne treg emigracioni nga Shqipria nuk do te ndaloje kurre. Anglezet duhet te kuptojne qe Shqiptaret qe vijne me gomone nuke kane se çfar humbing ata gjithmone do gjejne nje rruge qe te vijne ne Angli se jane te lidhur me njeri tjetrin. Mirqenia ne Angli dhe rrjetet sociale e ka bere rinin Angleze dembel qe nuk duan te bejne pune fizike dhe keta te rinje qe vijne nga Shqipria nuke kane problem ti mbulojne keto pune. Zgjidhje per te dy palet eshte viza pune 6 mujire 1 vjeçare pa te drejte benefit, kjo do tu japi atyre mundsi qe mos te paguajn shume per te ardhur dhe te detyrohen te punojne ne shtepi bari.
Nuk me duket se ka thene gje te keqe per Shqiperine. Ka thene realitetin, Britania nuk eshte Shqiperia. Edhe kur dolen nga BE Shqiperia dhe Turqia u perdoren si gogol per ti nxjerre nga Europa. Por kush e kujton vitin 1988 takimin e Reganit, Thatcherit dhe te tjereve ne aeroplanmbajtsen amerikane ne detin e Italse (ana tjeter) ku diskutohej si do ndihmonin vendet e Lindjes te beheshin demokraci? Kur erdhi radha e Shqiperise nderhyri Thatcheri dhe tha se rasti i Shqiperise eshte shume i vecante dhe ne duhet te presim me qetsi sa kohe do duhet qe shqiptaret te behen derra. Ta leme si eksperiment tha. Ishte nje fyerje brutale, por fatkeqsisht e vertete. Nen regjimin komunist ishim drejt shperfytyrimit te plote. Pra kritikat Angleze sado te hidhura tregojne sa te leshte jemi ne Shqiptaret
Me te kritiku anglezi esht nder. Nje NGA popujt me kot qe Ka Europa. Historia e Thatcher esht qe.tha Jo se shqiptaret Jane derra. Ajo tha ti leme shqiptaret ne komunizem,qe ti tregojme botes SE si komunizmi te katandis ekonomike,qe te lemerisin boten. E ja Ku jemi mbad gati 40 vjetesh. Anglia me kapitalizmin e saj,ne recesionin me te keq ne 40 vjet.
Thaceri ishte kare nga trute.. per Mandelen tha qe ishte terrorist dhe duhet lene ne burge. Ndersa kur ra muri i Berlinit i lutej Gorbes te fuste ushtrine e kuqe qe te mos bashkohej Gjermania. Vetem ne Angli e duan Thacherin por edhe e urrejne njekohesisht gjysma e Anglise. Edhe kjo kryeministria e re eshte me kare nga mendja se Thacer prandaj do ti ngjaj.
Sa bukur shkruajtke shqip ti mer Anglezo, tamam si kari im.
Kjo monstra ka premtuar qe do te legalizoje kanabisin.Qelbesira e mutit ,do na i lere cunat shqiptare pa pune me shtepite e barit
Vetem Enver Hoxha I beri Te kercejne anglosaxoneve, sa te shesin droge ne angli ai tha me mire te mbledhin fiq ne Shqiperi. Shqiptaret kurre nuk do bejne hajr ne angli se jemi komplet kunder stilit te tyre te jeteses, Ku nje angleze pallohet me zezak, kinez, Indian Pakistani dhe ka 4/5 femije me lloj lloj donoresh vetem te marre benefit. Burrat ne angli jane me bastardhet qe ka Evropa. Kombi anglez po vdes nga droga e alkoli , ka nje elite raciste qe vendos disa zezake te lexojne lajmet qe gjoja ja jemi komb jo racist. Jetoj ne Angli qe nga 92 dhe akoma nuk bej dot nje shok anglez. Shqiptaret kane shume me vlera se anglezet. Anglezet duan kombe hyzmeqare te ju gatuajne te pastrojne te ju sherbejne. Dhe kombe te tilla nuk ka ne evrope dhe ata sjellin nga Asia. Fatkeqesia e shqiptareve eshte se jane me Qeveri te shitura Ku politikanet tone jane me te keqinj se anglezet. Anglezet kane passive aggressive sjellje jane tinzar dhe kurre nuk hapen. Me mire diku tjeter ne evrope se me angli se anglezet do burgoset shume djem nga racizmi kunder shqiptareve njesoj si greket dhe me keq.