Përse Durrësi duhet të kujdeset për vilën mbi kodër

5 Shtator 2022, 12:30Sociale TEMA

Përse Durrësi duhet të kujdeset për vilën mbi

Vila mbi Kodër duket se ka mbetur në mëshirë të qytetit, që u krenua për vite me radhë me madhështinë e saj. Mjafton që Bashkia e Durrësit ta rikthejë vëmendjen drejt kësaj trashëgimie.

Nga Gëzim Kabashi

Vila mbi kodrën e Durrësit, që njihet më së shumti si Vila e Zogut, mbetet një nga godinat më tërheqëse të qytetit. E megjithatë, marrëdhënia e saj me qytetin është zbehur thuajse tërësisht.

Pas shkatërrimit të mjediseve të brendshme gjatë trazirave të vitit 1997 dhe rikthimit të pronës te familja Zogu, Bashkia e Durrësit ka hequr dorë nga kujdesi për territorin e vilës.

Mungesa e gjelbërimit dhe rreziku nga rrëshqitjet janë dy elementë të pranishëm pranë godinës thuajse shekullore të Durrësit.

E ndërtuar në mesin e viteve 1920, vila në kodër funksionoi fillimisht si rezidencë presidenciale dhe më pas si pallat mbretëror i Ahmet Zogut. Gjatë viteve të komunizmit, ajo e ruajti statusin e rezidencës qeveritare dhe shërbeu për pritje.

Arkitektët dhe specialistët e trashëgimisë kulturore kanë theksuar shpesh vlerat e kësaj godine, por ajo nuk e fitoi asnjëherë statusin e monumentit të kulturës.

Pozicioni i vilës në lartësinë 98 metra; kartolinat e shumta që ende qarkullojnë me imazhin e saj si dhe prania e vazhdueshme e vizitorëve në rrugën që ngjitet drejt Kullës Anzhuine dhe farit të anijeve do ta bënin këtë godinë një atraksion për turistët e qytetit të Durrësit.

Por planet për restaurimin e saj mungojnë si nga familja Zogu ashtu edhe nga bashkia e Durrësit.

Ndërhyrjet që mund ta shpëtojnë godinën nga rreziku i rrëshqitjeve dhe mungesa e gjelbërimit nuk janë kryer prej shumë kohësh. Në pjesën juglindore të saj, kodra është thuajse e zbathur krejtësisht nga gjelbërimi, ndërsa zjarret e ndezura nga pakujdesia ose keqdashja i kanë tharë plotësisht mjaft prej pishave me moshë shumëvjeçare.

Themelet e ndërtesës aktualisht kërcënohen nga rrëshqitjet, një fenomen mjaft i pranishëm në këtë zonë që nga fillimi i viteve 2000. Ndërsa ndërtimet e shumta ngjitur me godinën e rrezikojnë edhe më tej atë.

Vila mbi Kodër duket se ka mbetur në mëshirë të qytetit, që u krenua për vite me radhë me madhështinë e saj. Mjafton që Bashkia e Durrësit ta rikthejë vëmendjen drejt kësaj trashëgimie.

6 Komente

  1. B
    Buda

    Vila iu kthye djalit e nipit e Zogut dhe tani duhet te kujdeset Bashkiua e Durresit??!! Jeni ne metro apo jo???

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enver

      Plotesisht te drejte kete sapo kam shkruar ne komentin qe pret te moderhet.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Likja

      Ta shes Leka, se e blej une

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enver

        Ok qe duhet ruajtur. Por ruajtja e saj eshte detyrim i familjes se Princ Lekes te cilet jo vetem duhet ta mirembajne por nuk duhen lejuar ta transformojne ate. Ashtu sic e ndertuan ashtu dhe ta miembajne. Ndoshta u ndertua me para korupsioni . Nese nuk kane mundesi tia kthejne shtetit.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Një ta çashë, e një ta mbashë.

          Po ku e gjeti Zogu, apo e solli nga Burgajeti... Vkkkk, opo nuk bëhet Shqipëria. (Vidh të vjedhim) Tani duhet edhe t'jua mirëmbajnë me para publike... Paskemi qenë shumë pupull kot. Jepini dhe atyre te Enverit Tani, vilën në bllok , Drilonin dhe vilën në VL.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enver

            Ne kohen time te gjitha shtepite dhe dyqanet ishin te popullit; jepnin nje qira simbolike sa per mirembajtje. Edhe per vilat e "bllokut" jepej qira. Ne beme gabime te tjera shume te medha, por ju e shkretuat Shqiperine me Cekun e Bardhe!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje