
Tirana është kthyer në një “magnet” për tërheqjen e turistëve të huaj, të cilët e gjejnë qytetin mjaft atraktiv dhe të ndryshuar, krahasuar me disa vite më parë.
Investimet në kryeqytet, si dhe pasuritë kulturore po tërheqin gjithmonë e më shumë turistët e huaj.
Në sheshin “Skënderbej” në një ditë normale mund të gjesh me qindra turistë të huaj të kombësive të ndryshme, ku Piramida, Muzeu Historik Kombëtar, Kulla e Sahatit, Bunk’Art, etj, janë disa prej vendeve të tjera që ngjallin kureshtje për ta.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinione nga disa turistë të huaj, që kanë zgjedhur të vizitojnë kryeqytetin shqiptar këtë fillim shtatori.
Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë është po ashtu një ftesë e hapur edhe për të rinjtë nga të gjitha vendet e botës. Vendet nga të cilat vijnë janë të ndryshme, madje kohët e fundit harta është zgjeruar më tej.
“Herën e fundit që isha këtu, kishte rrugë në këtë zonë këtu, por tashmë është kthyer e gjitha në pedonale që është shumë e këndshme ta vizitosh”, tha një i huaj.
“Më pëlqen kjo qendër është e bukur”, u shpreh një tjetër.
“Është vend i këndshëm. Kohë e shkurtër por është shumë qytet interesant”, shprehen të tjerë të rinj që kanë zgjedhur të vizitojnë kryeqytetin.
“Ne na pëlqen Tirana. Ishim për pushime këtu për disa ditë dhe kaluam kohë shumë të bukur. Ua sugjerojmë edhe shokëve tanë që të vizitojnë Tiranën. Tirana ka edhe çmime të mira”, tha një tjetër vizitor.
Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Turizmit, Tirana sot është në vendin e dytë, pas Antalias, me rritjen më të madhe të turizmit, e ndjekur nga Mykonos.
TIRANA shembull si te mos ndertosh nje qytet! Vertet turistet habiten, me rrumpallen katastrofike
Mos shkruani arritje te tilla pozitive , se do t'i pushoje zemra zhulsave berishiane dhe , c'eshte me e keqija , mos i ndodhe ndonje infarkt kucedres se Vicidollit dhe Ilir Flori Metes (Metajt) .
Tirana eshte kot fare. Ndoshta per dike qe vjen dhe shpenzon 4 ore duket interesante, por ne qe jetojme ketu po e vuajme shume qytetin tone, pa parqe, pa hapesira, me zhurme pa fund, pisllek, etj. Ndertime pa fund qe po zaptojne edhe qoshet e vogla qe kishin mbetur pa zene. Pa asnje ide si te zhvillohet qyteti ne menyre te qendrueshme
Me Tiranen "turri-stike" argetohen vetem fshataret e Afganistanit dhe sidomos qytetaret e Kalkutes indiane sepse ketu ata shohin nje qytet GETO i ai i tyre! Po cfare shohin turistet e huaj ne Tirane,kur andej nga vijne kane grataciela edhe 100 kate,rruge me nga 5-6 korsi,lulishte te medha dhe parqe pa fund me lule e jo ferra si ne sheshin Skenderbej,me stola dhe tavolina pushimi,me cezma me uje te pijshem prej verteti,kane shetitore vec per njerezit e vec per bicikletat,por mbi te gjitha ne cdo 20-30 metra gjejne nga nje kosh mbeturinash e jo si ne Tirane,qe po dole pad qendres nuk has asnje kosh mbeturinash! Lere pastaj se ne Tirane nuk gjejne dot nje wc publike dhe u duhet te pijne ndonje kafe qe te shurrojne atje ose ta bejne si tifozet holandeze qe shurruan demostrativisht prane kryeministrise! E cfare Tirane do shohin ketu kur atraksioni turistik kryesor jane qoftet tek Pazari i ri? Dhe kulmi fare kur mburren t'u tregojne turisteve te famshmin BUNKART si strehim familjar te diktatorit Hoxha,por qe ne fakt bejne te kunderten! Vertet fortifikimi i mbrojtjes se vendit i kushtoi shtrenjte vendit,por historikisht dhe sidomos shkencerisht ai fortifikim do studiohet me vone me shume se sa piramidat e Egjyptit,si arritja me e madhe e shkences shqiptare dhe boterore ne fortifikimin e mbrojtjes se nje vendi! T'u tregosh turisteve objektet fortifikuese ushtarake,ekonomike etj ye vendit eshte jo vetem respekt per nivelin shkencor te ushtarakeve te asaj kohe,por edhe sakrificat e nje populli te tere ,pasojat e se cilit bene te mundur vendosjen e TALLONIT USHQIMOR! Nuk doni ta pranoni? Nje shtet komunist,i rrethuar nga cfo ane nga shtete armiqesore qe i benin bllokade per cdo gje arriti te mbijetoje per 50 vjet! Dhe te verteten e asaj kohe e ndjen sot e gjithe bota ,qe pas fillimit te luftes se Rusise kunder Ukraines,ku vetem bllokimi i grurit,naftes,gazit,vajit etj nga dy shtete ka futur boten ne qorrsokak te rrezikshem duke vendosur faktikisht TALLONIN ne cdo drejtim! A nuk eshte TALLONI ai qe ka bere njerezit te ushqehem me pak se po shtrenjtohen per dite ushqimet,karburantet,veshmbathjet,frutat,zarzavatet e deri tek kafja? Dhe kesaj situate i jane nenshtruar te gjitha shtetet me te fuqishme te botes e jo me Shqiperia e dikurshme komuniste qe e kishin bllokuar te gjitha shtetet e botes! Kjo eshte arsyeja e vertete e deshtimit te socializmit ne Shqiperi e jo pallavrat e kelysheve te atyre qe bashkepunuan me pushtuesit nazi-fashiste!
Kur Turistet thone intereseant me mirsjellje duan te thone se te tille hale nuk kemi pare,pa asnje lloj identiteti.cfare eshte Tirana,Fashiste,Komuniste,Bathoriste,otomane,20%e Rames mund te jete cdo gje Po jo nje Qytetet evropian dhe kurre dicka autentike por nje mix xhunglash si vete Shqiperia.Opera kineze,muze Korea e Veriut.ministri Fashiste.presidence kineze.Kryministri si bllok fabrike qymyri.Qyteti eshte jo dicka te krenohesh por politika ka qejf ta mburre se aty vidhen parate e pastrohen parate e droges.nje evropian do ndihej diku mes Gazes Kirgistanit.dhe shprehet interesting.mjafton te marresh nje autobuz per ne rrethe te kuptosh se vendi nuk ka kulture evropiane Por komunistootoman.Hello ,Raki,pilaf,tasqebap,Byrek.kos.dhe turbofolk tallava.No thank you ,aty nuk kenje banjo te besh shurren e kudo shikon vetem Burra si vrases