
Nga Klevis Hoxhaj
Besimi se jeta nuk mbaron pas vdekjes nuk është diçka e pazakontë.
Shumë fe dhe sisteme besimi në mbarë globin ndajnë pikëpamjen se ekzistenca njerëzore vazhdon në njëfarë forme pas vdekjes së trupit tuaj fizik.
Shqipëria, sipas një rindërtimi të “Anketës së Vlerave Botërore”, është e fundit në Evropë për besimin te jeta e përtejme.
Vetëm 22.7 për qind e shqiptarëve besojnë që ekziston jeta pas vdekjes.
E dyta pas Shqipërisë, renditet Bullgaria me 25 për qind.
Sipas një regjistrimi të vitit 2011 të kryer nga Instituti i Statistikave, pothuajse 80 për qind e shqiptarëve deklarojnë se i përkasin një feje të caktuar.
Shumica (57.8 për qind) mendojnë se kanë po aq besim në një fe sa edhe prindërit e tyre.
Një në pesë qytetarë (21.8 për qind) mendojnë se priren të kenë më pak besim se prindërit e tyre, dhe një numër më i vogël (19 për qind) janë ata që në fakt janë më besnikë se prindërit e tyre.
Një shumicë e konsiderueshme (73.9 për qind) kanë ruajtur të njëjtin nivel besimi si 10 vjet më parë.
Një e pesta e shqiptarëve (18.7 për qind) deklarojnë se priren të jenë më besnikë sot, sesa 10 vjet më parë, dhe vetëm 6.3 për qind thanë se kanë humbur besimin në dekadën e fundit.
Cili nga vendet e botës ka përqindjen më të lartë të njerëzve që besojnë në një jetë të përtejme?
Bazuar në Anketën e Vlerave Botërore për vitet 2017-2022, “The World Maps” në median sociale Reddit vizualizoi përqindjen e popullsisë së secilit vend që beson në jetën pas vdekjes (ku të dhënat ishin të disponueshme).
Besimi në një jetë të përtejme është më i fortë në Bangladesh, Marok, Libi, Turqi dhe Iran, ku pothuajse të gjithë (90 përqind ose më shumë) besojnë se ka jetë pas vdekjes.
Vendi me përqindjen më të ulët të besimtarëve është Kina, ku vetëm 11.5 për qind e njerëzve ndajnë besimin në ekzistencën e një jete të përtejme.
Vaj medet statistikat e Shqiperise dmth ai censusi 2011 me gjobe apo ndjekje penale.Censusi qe nxorri 5% orthodokse?!????Rregjime ka patur ky vend nuk ka shance te thuhen te vertetat ndonjehere apo te kete standarde demokratike europiane
Keto jane merita te atij te Madhit, Enver Hoxha................. .Veten ne Shqiperi myslimanet mbajne kryqin varur ne qafe....... Sepse nuk besojne ne asnje fe.
ku eshte problemi ka dhe birre pa alkol edhe ajo te pihet e ftohte e ka shijen shum te mir pse ngulni kembe ose alkol o rash e vdiqa
shqiptaret jane rob te zgjuar, por thjesht te frustruar
Lavdi Enverit, HEROIT KOMBETAR TE SHQIPTAREVE!
Nëse jeni ateist, e dini, besoni, kjo është e vetmja jetë që do të keni. Është një jetë e çmuar. Është një jetë e bukur. Është diçka që duhet ta jetojmë plotësisht, deri në fund të ditëve tona. Nëse je fetar dhe beson disi në një jetë tjetër, kjo do të thotë që nuk e jeton këtë jetë të plotë sepse mendon se do të marrësh një tjetër. Kjo është një mënyrë tmerrësisht negative për të jetuar një jetë. Të jesh ateist të çliron për ta jetuar këtë jetë siç duhet, të lumtur dhe plotësisht." (Richard Dawkins)
E saktë! Fetë jo vetëm kanë përçarë mdër shekuj, por dhe na kanë bindur që më e mira, më e bukura, lumturia do vinë “përtej” duke errësuar sytë në këtë mënyrë e duke mos jetuar këtë jetë që kemi.
Prandaj Eshte edhe krimi me I madh ne Europe, njerez we e Kan lekun Gjdo gje,
fakt i mbarum, nuk jane Evropiane por ballkanas te hapur bythsh, lol
Ne vendet qe jane ne krye te listes se Besimit, Injoranca , Korrupsion dhe Krimilateti jane ulur kembekryq, ku nje Mashkull qe ndihet i pa plotesuar munde te Tradhetoi Partneren, po ta bei kete nje Femer e Vrasin me Gure. Jam 100% dakorte me çfar ka shkruajtur E verteta shqeto me Larte nga Richard Dawkins