Si u dashurua me vajzën e ambasadorit italian, ish-i dënuari rrëfen historinë: Më futën në burg, me dëshmitarë miqtë e mi

2 Shtator 2022, 10:25Sociale TEMA

Si u dashurua me vajzën e ambasadorit italian, ish-i dënuari

Ernest Tushe, ish-i përndjekur politik rrëfeu për Euronews Albania historinë e dashurisë me vajzën e ambasadorit italian.

Ai tregoi se ishte një 18-vjeçar i cili luante basketboll dhe me vajzën e ambasadorit u takuan krejt rastësisht. 

Nisën të flisnin, duke qenë se dhe Tushe dinte shumë mirë italisht dhe herë ajo shkonte te stërvitja e tij, herë Tushe te stërvitja e saj në tenis.

“Kjo u trash pak derisa përfundoi në dashuri,” – u shpreh Tushe, i cili tha se kjo histori është bërë film me regjisor Namik Ajazin dhe pjesëmarrje italo-shqiptare.

Ai u burgos pasi u dashurua me vajzën e ambasadorit italian në Tiranë, ndaj kërkoi hapjen e dosjeve.

“Edhe kur e kërkon dosjen tënde, nuk të japin emrat e spiunëve të tu, por vetëm pseudonimin. 

Gjatë kohës që ti fillon dhe kthehesh në kohë, me kë kam folur, fillon të rikujtohet. 

Mirëpo unë jam kundër këtij debati. Ky është vetëm debat politik që i shërben vetëm klasave politike,” – u shpreh Tushe.

Si ish-i përndjekur politik, ai tha se i intereson hapja e dosjeve dhe jo debati.

Ai personalisht tha se e ka marrë dosjen e tij kur Autoriteti i Dosjeve nuk ishte ngritur fare. 

Tushe tha se është dënuar kur ka qenë 19 vjeç dhe spiunët e tij kanë qenë miqtë që nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit kur u dënua.

3 Komente

  1. k
    kot me t'pyt

    Sa u denua dhe perse u denua?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Ka raste të tilla dikur, por sot dashuria e tillë nuk ekziston pasi raporti seksual është modernizuar. Në vëndet arabe ose zonat e thella malore, ndoshta

      Përgjigjjuni
      1. i
        ik ere pirdhu

        IDIOT I LINDUR!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje