Drejtoresha e shkarkuar u përfshi në skema korruptive, ja kush është drejtori i ri në Agjencinë e Pronave

1 Shtator 2022, 15:12Sociale TEMA

Drejtoresha e shkarkuar u përfshi në skema korruptive, ja kush

Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  avokati i ri Geraldo Durdaj.

Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë  Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.

Kujtojmë se Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa pozicione të tjera në administratë. 

Jonida Baçi u shkarkua pak kohë më parë si drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si e përfshirë ne dy skema korruptive me ish pronaret.

 

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Të gjithë duan të pasurohen në mënyrë të paligjshme, por duke menduar vetëm për vete, demaskohen dhe humbin dhe atë pak përfitim.

    Përgjigjjuni
    1. b
      bjeri ti bim...

      Kjo Jonida u shkarkua po a u denoncuar per korrupsion? Jo. Sepse keta mbrojne njeri-tjetrin. I shkarkojne nga nje vend dhe i emerojne dikund tjeter. I duhen partise per ti dhene parate e vjedhura ne fushate.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje