
“Shkodër-Dunkirk, furgonë çdo ditë”. Me këtë linjë transporti me një destinacion në dukje të sforcuar, fillon artikulli i britanikes The Telegraph i 23 gushtit, që pasqyron fenomenin e emigracionit ilegal midis brigjeve franceze dhe britanike, ku shqiptarët janë pjesa më e madhe.
Javët e fundit shifrat kanë kapur statistika rekord, ku çdo ditë mbërrijnë në Britani deri 1300 persona. Sipas burimeve të The Telegraph, pjesa më e madhe e shqiptarëve ka si pikënisje qytetin e Shkodrës, i cilësuar nga e përditshmja si “Palermo e Shqipërisë”.
Sipas tregimit të saj, “në qytetin me një papunësi të frikshme, operojnë familje kriminale” që organizojnë trafikun duke e reklamuar edhe në rrjetet sociale si TikTok, ku premtojnë 100% sukses. Madje pikërisht bandat shkodrane kane ulur çmimin e “biletës” për Angli, nga të paktën 5 mijë paund në rreth 3 mijë, për shkak të pamundësisë të shumë personave për të siguruar paratë e nevojshme.
Sipas The Telegraph, bandat shqiptare janë lidhur me ato kurdë që operojnë nga të dyja anët e kanalit të La Manche, ndërkohë që pas mbërritjes në Britaninë e Madhe, shqiptarët punësohen kryesisht në ndërtim, ndërkohë që më të rinjtë fillojnë punë në shtëpitë e barit të kontrolluara pikërisht nga bandat shqiptare, edhe vetëm për të paguar paratë e dhëna për transportin.
E kjo ngjet se Qeverite shqiptare tash 78 vjet e kane urrye Shkodren tue e lane ate "rrugeve", sikur Shkodra te mos ishte pjese e Shqipnise! Investimet ne rrethin e Shkodres ,si ne kohen e komunizmit anti shkodran ashtu edhe ne vitet e "Dhimokracise" Saliiste dhe Edviniste, jane ne nivele te atilla sa te nji katundi te humbun . E kjo nga urrejtja qe kane per qytetin dhe qytetaret e Saj. Turp per Qeverite e te gjitha koheve dhe kraheve politike!
Qetësohu Gjin....kan lon gjith Shqipërinë në atë derexhe... Durrësit i ra tërmeti në kokë edhe nuk lujtën asnji gisht
Dhe këtë nuk e kupton Anglia, që të gjithë Shqiptarët që janë në Angli, ngaqë nuk duan të jenë në BE.