
Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës hapi dyert spitali i ri i Laçit, i rindërtuar nga themelet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një investim i qeverisë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektuan spitalin e ri, të cilin e konsideruan një model për spitalet bashkiake në vend.
Në fjalën e tij para stafit, kryeministri Edi Rama pati një koment edhe për mjekët dhe infermierët që largohen nga vendi."Kjo ditë përjetohet në mënyrë të posacme në këtë zonë ku është prania e Shna Ndoit dhe janë të panumërt shqiptarët që vijnë për pelegrinazh.
Më vjen shumë mirë që në këtë ditë të sotme përgjatë hedhjes së një vështrimi në mjediset e reja të spitalit, pashë disa mjeke të reja, të cilat janë atashuar spitalit të Kurbinit për të dhënë kontributin e tyre pasi kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera në shkollë.
Dua ta theksoj sepse shpesh herë dëgjojmë të përsëritet që s’kemi mjekë, s’kemi infermierë, kanë ikur të gjithë. Në fakt, për hir të vërtetës ne nuk e kemi një boshllëk të tillë, pavarësisht të pamohueshmes që ka mjekë e infermierë që të provojnë veten dhe të kërkojnë një eksperiencë gjetkë", tha Rama.
Serjozisht e ke????????????????????????????????behu nje here serjoz dhe burre shteti qe qytetari te besoje ne ate qe thua!