Qytetarja: Jam ende në gjyq me një mjek në Vlorë, më vrau djalin me një gjilpërë

5 Shtator 2022, 20:30Sociale TEMA

Qytetarja: Jam ende në gjyq me një mjek në Vlorë, më

Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në Euronews Albania historinë e trishtë se si humbi djalin e saj.

Ajo tha se ishte me pushime në Vlorë, kur një mjek atje i bërë një gjilpërë të birit.

Fatkeqësisht djali u nxi në fytyrë dhe më pas humbi jetën, siç tregoi zonja.

Ajo u shpreh se është ende në gjyq me mjekun. Ai nuk shfaqet, por vetëm avokati i tij. Sipas zonjës, procesi po zgjatet prej vitesh pa marrë zgjidhje.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, qytetarja tregoi se shkak i vdekjes së të birit është bërë injektimi i gjilpërës nga mjeku.

“Gabimet e mjekut i mbulon toka,” – përfundoi zonja.

1 Komente

  1. Emri i mjekut?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje