
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ish kryebashkiakun e Bogotas, Enrique Penalosa, të cilit i dhuroi Çelësin e Qytetit. Penalosa është i njohur për transformimin e qytetit të Bogotas gjatë kohës që mbajti postin e kryebashkiakut dhe ndodhet në Tiranë për të promovuar librin e tij të përkthyer në shqip “Një qytet për të gjithë”.
Veliaj tha se Penalosa ka frymëzuar shumë kryetarë bashkish në botë për të transformuar qytetet në hapësira më të jetueshme për qytetarët. “Ai ka frymëzuar jo vetëm transformimin e Bogotas, por edhe një pafundësi kryetarë bashkish, punonjës të qyteteve, urbanistë, arkitektë, aktivistë, për të pasur një qytet që funksionon për njerëzit, që u jep prioritet fëmijëve, ku si ai që është me biçikletë, si ai që është me autobus, si ai që është me makinë, të ndihen të barabartë në demokracinë e rrugës. Për ne ka qenë një privilegj ta ndjekim nga larg punën e tij, por është një kënaqësi e jashtëzakonshme ta kemi sot në Tiranë për librin e tij. Në shenjë mirënjohje, respekti, falënderimi për gjithë këtë frymëzim të jashtëzakonshëm të transformimit të qyteteve, duam që t’iu nderojmë me Çelësin e Qytetit të Tiranës”, deklaroi Veliaj.
Nga ana e tij, Penalosa falënderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe e inkurajoi atë për më shumë suksese në dhënien e shembullit të mirë të Tiranës edhe për qytetet e tjera të Ballkanit.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i lumtur që marr “Çelësin e Tiranës” nga z. Veliaj, i cili është shndërruar në një lider ndërkombëtar në bërjen e qyteteve më njerëzore dhe më të mira. Dua t’ju falenderoj edhe për promovimin e librit tim, i publikuar së fundmi në shqip. Edhe më parë e kam admiruar atë çfarë Erioni ka bërë në Tiranë. Shumë faleminderit dhe të uroj shumë e më shumë sukses në të bërin e Tiranës një shembull për kaq shumë qytete në Ballkan dhe në botë”, theksoi ai.
Peñalosa ndodhet në Tiranë për prezantimin e librit të tij “Një qytet për të gjithë”, në të cilin ai propozon se një qytet i drejtë dhe i barabartë ndërton integrimin social dhe legjitimitetin. Ky libër i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe, shërben si një manual se si të arrihet një qytet i drejte, ku askush të mos ndihet inferior apo i përjashtuar.
Erjon Velija ! Leri denglat me shfaqje televizive qe ndjellin vetem neveri. Merru me pune. Qytetaret e Tiranes ndjehen jetim pa pushtet lokal qe te punoje per te siguruar jeten e qytetarve. Ai ndjek lajmet qe njoftojne vrasjet qe po ndodhin ne Tirane. A je ti krybashkiak i Tiranes. A e drejton ti policine bashkiake. Policet bashkiak jane shnderruar ne lapanjoz dhe hajdut. Ata po na vjedhin perdite cilesine e jetes. Kontrollo njehere parkingjet publike ne afersi te pallateve ku duhet te parkohen vetem makinaat e rezidenteve. Mbi 70 % e makinave te parkuara nuk jane te rezidenteve por te atyre qe korruptuar me leke policet e bashkise. Ne keto parkingje dhe tregjet publike ku shesin edhe fshatatret jane kthyer ne bankomate per policine bashkiake. Dhe ne qytetaret vrotemi e zihemi me njeri tjetrin per te parkuar makinat edhe pse i kemi pju=isur me deshmine e rezidentit. POr aty parkojne ata qe paguajne policet dhe drogaxhit e lagjes nga te cilet policet kane frike. Eja kontrollo nje here tek 3 parkingjet publike tek ish uzina Enver. A ta kemi borxh nje situate te tille more kryetar. Ti na ke vjedhur cilesine e jetes duke e betonizuar Tiranen sepse jep leje ndertimi per pallate duke mos respektuar rregulllin per siperfaqen e gjelber qe duhet te lere ndertuesi. Vetem per kete do te kalbesh ne burg. Lulishtet e vogla qe kishim rreth pallateve, siperfaqen e te cilave e kemi paguar ne qe kemi blere apartamentet, ti pa te drejte i ke shitur tek lokalet, dhe ata i kane bere pjese te siperfaqes se lokalit duke e trefishuar ate, dhe ti u merr taksat, kurse ne nuk kemi ku tu tregojme femijve nje cope bare jeshil. Keshtu ke vepruar tek ish Uzina Enver. Nga 4 lulishte te vogla qe kishim rreth pallateve sot nuk kemi snje sepse i ke shitur ti. Urgjentisht duhet te rikth siperfaqet e gjelbefrta kudo lku ato jane futr brenda lokaleve. Ato jane prone e jona. Liroi rruget e trotuaret nga lokalet dhe nga shkallet qe dalin nga 2 m ne trotuar. Pronari i lokalit ka blere vetem lokalin dhe ska te drejte te nxjerri shkalle ne trotuar. Ne rruget tona thyen koken kur del per shetitje ose levize pa e patur mendjen nga perplasja me shkallet e paligjeshme qe i lejon ti. Per sa e sa gjera ke bere ti mbrapsht ke bere ti ne Tirane do e marresh pergjigjen ne zgjedhje. Ali Asllani ka thene " koha eshte maskarenjeve por atdheu eshte i shqiptareve"
Nuk jetoje ne Shqiperi kisha nje pyetje a ka bashkia Tiranes ( polici bashkiake ) ne rruga Kavajes ke nje lypsar ne çdo 3 métra shtrire ne trotuare . A ka kjo bashki service pastrimit ? . Akoma me pastrues jevgje si 'e kohen e Enverit dhe me fshesa me ate shkopin e gjate Erion Véliaj i majte jam me origjine nga Berati patriot i jot jam , po nuk do te votoja nese do isha banore i Tiranes . A ka makineri pastrimit kjo bashki ? A ka service mirembajtje trotuaresh kjo bashki ? . Dy capitale ka bota ku ujrat e zeza WC kalojne mes qytetit ato jane Kaboul Afghanistan dhe Tirane Albanie . Te rruga Bogdanet eshte nje klinik dentaire ngjitur me salle e opération te kesaj klinike eshte nje qender grumbullimi plehrash , kjo bashki dhe ky pronar a e di qe nga plehrat mund te maresh staphylocoque bakteria e rrezikeshme ? .
Duke publikuar kete funderrine neper media i tregoni popullit se do te jene nen drejtimin e hajduteve dhe palacove te cirkut ne te ardhmen, TURP…..
Me vjen per te vjell kur i thone Lali eri= Ai eshte me i keqi i Tirones sone te dashur. Ai qe tha zero betoni ?Tani milijarda e miliarda BETONI Dhe ajde besojeee?Plereee
Fshati digjet kurva krihet po vriten femijet per gjera banale kta ne vend qe te marrin masa merren me ca palaço
O Lali!!! Fakti qe jeni krimbur ne leke nuk ju ben imun ndaj fatkeqesive. Do lani dhe ju haqe, pa merak, diku do ju bjere. U vra nje femije pardje ne shkolle as 5 min larg bashkise.... Ambulanca vonohet se syfeti juaj ben korsi per bicikleta dhe jo ambulanca! Pastaj dilni duke u perdredhur si buce me bluze ne duar. Ju vrafte zoti!