Vend grumbullimi i mbetjeve urbane të Vlorës në flakë, rrezikohen banesat

23 Korrik 2023, 17:47Sociale TEMA

Vend grumbullimi i mbetjeve urbane të Vlorës në flakë,

Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e mbeturinave.

Forca të shumta zjarrfikës por dhe punonjës se bashkisë janë duke punuar për te izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën duke bërë që zjarri të afrohet tek banesat dhe të rrezikojë ato. Situata është tepër e rënduar.

Lini një Përgjigje