
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka bërë publik një akt të ri të miratuar ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje.
VKM e titulluar “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi” u bë publik ditën e sotme, ndërsa në ditët në vijim priten komunikime të tjera publike që do të ndihmojnë qytetarët të kuptojnë situatën.
Balluku deklaroi se sipas kësaj VKM-je, ndërtesat pa leje do të konfiskohen për përdorim publik dhe do t’i jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projekte publike. Gjithashtu do të përdorën si fonde për të shpronësuar qytetarët që gjithashtu preken nga projektet publike.
"Në aktet që janë miratuar sot, vlen të bëhet publik një akt i rëndësishëm. Akti ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje në Shqipëri ose siç ka të bëjë me një trend të ndërtimit të shtesave mbi lejen e dhënë. Ky lloj trendi ka një lloj sjellje që pavarësisht se leja ka 7 kate i bëjmë dhe 3 kate për t’i legalizuar më pak. Kjo nuk do të lejohet më.
Të gjitha këto ndërtesa të cilat kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do t’i jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projektet publike. I gjithë ky proces është një proces i gjatë i bazuar në ligj, që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që të shkelin ligjin.
Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen ose çdo ndërtesë të ndërtuar pa leje do te këtë edhe një investigim për institucionet që kanë pasur për detyrë kontrollin e territorit. Nuk do të ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje. Gjithçka që është ndërtuar pa leje do të kalojë në përfitim të popullit", tha Balluku.
Ministrja shtoi se nuk do të ketë tolerancë për të gjithë ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje.
Ndshta e ka edhe per Bunkerin e Surrelit, ta kthejme ne shtepi kulture me piktura surrealiste per fshataret e Surrelit. = Ironia e deklaratave boshe dhe me fushate e nje shteti tejet te korruptuar dhe te pandreqshem. = lol = Ndertimet me lejen e shtetit shqiptar do konfiskohen si pronat private nga regjimi i Enver Hoxhes.
tironsi Shihni ndertimet e qeveritareve Qe populli fukara u paguan edhe lidheset e kepuceve.Dhe jo me Kostumet me falni edhe te Brendshmet Ketyre Karagjozee deputet
Sikur të kishtit realizuar 10% të atyre qe keni premtuar,do ishim si Svicera tani.
Mbas kësaj VKM--je, ASHK-ja e drejtuar nga Lame, bën një projekt-vendim për të legalizuar çdo barake mbi tokë, mjafton të jetë mbuluar me llamarina që duken si tjegulla pa pyetur se e kujt është toka mbi të cilin është ndërtuar. Kështu problemi shkon, atje ku kanë qënë të projektuara gjurmët e rrugve ndërtohet pa leje, legslizohet dhe kur vjen koha e ndërtimit të rrugës shpronësohet, bile këriohet edhe dëmshpërblim i majmë. Kështu populli nuk ngre krye në kuptimin e mirqënies. Çdo gjë duhet bërë "PËR TË GJITHË NJËLLOJ", ndryshe nuk ngremë kurrë kokë ekonomikisht.
O ministre k*are o shtet b*the. Me ligj ndertimet e paligjshme prishen. Ju nuk keni nder mend ti ndeshkoni por ti legalizoni keto ndertime duke gjetur forma te reja. Po ka shtuar kate mbi leje ndertusi i ka zene frymen pallatit tjeter apo per ju kjo ska rendesi.
Shteti duhet t etregoje qe eshte ne sherbim te popullit.Konfiskimi te perfshije edhe siperfaqet e teperta te banimit.Ka njerez qe jane vetem ose vet i pare dhe banojne ne nje shtepi dykateshe, ne mbi 80 m2, kane shptepi edhe ne plazhe.Keto duhet te konfiskohen me ligj dhe ti dhurohen popullit.Zoti Rama prandaj ta dhame voten.Po presim.
edhe ky vendim edhe pse tejet i vonuar eshte nje tjeter vendim perle!!! Nese duam kete vend, nese duam te kemi shtet nese duam qe mos rrime neper kafe e te shajme dite e nate njehere njeren pale e njehere palen tjeter sipas motit,,, se kur na fusin ne pune ata te PD shajme te PS dhe e kunderta,, pastas edhe Ata hajdurat e LSI qe tani e kane qujtur Partia e Lirise se Vjedhje hehee Ore duhet te kuptojme qe me tallava , thashetheme kafenesh, duke pare gjithe diten telenovela turke apo braziliane, dhe ne darke e mbyllim me ate ufon Fwevziun apo me Cim preken heheh Apo Arjan Canin qe kap prej cicash xhelatine apo prej bythes baxhellat qe fton ne emision,,,,NUK KA E NUK DO TA KETE NJERI NE TEREZI AS SOT AS MOT.....ta keni te qarte e fliheni mendjen.