"Albania 1 dhe 2", 6 mln $ për monitorim me satelitë, shpallet fituese kompania amerikane

7 Shtator 2022, 10:42Sociale TEMA

"Albania 1 dhe 2", 6 mln $ për monitorim me satelitë,

Agjencia e Mbrojtjes Civile do të harxhojë 6 milionë dollarë për monitorimin e territorit me satelit për tre vite.

Duket se tashmë ideja e hedhjes së satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues.

Autoriteti kontraktor ka shpallur fitues të këtij tenderi kompaninë amerikane “Satellogic USA” Inc me procedurën dialog konkurrues. Mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.

Kompania “Satellogic USA” Inc është e fokusar tek vëzhgimi i imazheve satelitore të tokës me qëllim nxitjen e një vendimmarrjeje më të mirë.

Ky tender i Agjencisë së Mbrojtjes Civile vjen në një kohë kur ky institucion është përballur më një situatë të vështirë me zjarret dhe me akuza të shumta politike për menaxhimin e saj.

Edhe pse në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet se Agjencia e Mbrojtjes Civile është e paaftë për të vlerësuar këto lloj katastrofash dhe ka mungesë në mjete dhe burime njerëzore.


Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur në mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.

5 Komente

  1. k
    kundershtuesi.

    do kemi satelitet tane apo do marrim sherbim nga satelitet e te tjereve??? rama e di ;)

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Po pse more hajdut Kryeminsiter i harxhon kot parate e Shqiptareve Ato 6 milion dollare perdori more per te ngritur njeciek ato pensionet apo ndihmat sociale per te papunet pse hapesh bythdh me gjera qe nuk hyjne fare ne pune

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kalec Dega

      Vdesin per t'u spiunuar shqipkart.... ===== lol ======lol ==== Shtet dhe vend bastard, kryeminister hajdut , legen dhe tradhetar.........vetem idjoti shqiptar lejon qe nje firme amerikane te kontrolloje cdo cep te Shqiperise, per ?????????pas asnje miratim nga Pramenti me vote apo President Bajromi, edhe pse ky i fundit do presi qe Erdogani te kthehet nga vizitat ne Bosnje e gjetke por jo Shqiperi per leje...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdh o Prift ne Prill

        Noj Linje per ne Mars do kemi pas ksaj ? (nganjiher te vjen me i plas te gjitha Tollumbacet ne ate qeverri .Per Zotin un jam teper Naive te kuptoj kte Marrezi Ambicioze ! )

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demagogu

          Ky më duket si ato projektet e Mirelit në çdo shpikje ca miliona euro. Dhe ky projekt se si me duket sikur është Melandi (kunati i Bëllindës) nga mbrapa . Dhe kompania si emërtim absolutisht jo amerikane (përveç emrit) por ndonjë offshore e rregjistruar në Delaware. Pa asnjë aset e pa asnjë satelitë... (Ju lutem investigoni)...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje