Vendimi i Këshillit të Ministrave: 13 figura të shquara të artit dhe sportit do të përfitojnë pension të posaçëm

31 Dhjetor 2025, 07:40Sociale TEMA
Vendimi i Këshillit të Ministrave: 13 figura të shquara të

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.

Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.

Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.

Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.

Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.

Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.

Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.

Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.

Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.

Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.

Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.

Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.

Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës

Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.

8 Komente

  1. A
    Adi.

    Bravo..,

    Përgjigjjuni
    1. Çiçikovi

      Po çjanë këta që marrin pension të posaçëm 20 vjet pasi kanë dalë në pension? Bie erë të keqe, minimumi korrupsion. Këta mund ta kishin merituar shumë më herët, e pranoj, por siç duket meritat nuk kanë mjaftuar, ju është dashur të gjenin dhe mikun që kryen punë.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gëzim Kabinet

      Kujtim Vorpsi eshte violonçelist ore mjeshtra

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leko

        vari mo lesht, se mos i rruhet kujt kush paguhet me taksat tona...

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kliti

        Urime per perfituesit e Pensoinit te Posacem! Kjo duhet te kete qene edhe kerkes,nevoja per para nga ana e Brilantit,Gjigantit te pa zevendesueshem te skenes se Artit Shqiptar Kafri Rooshi!! jJo,jo dy rrogat e Jupes nen kujdesin e Pellumbit! Turp qe r zini ne goje!,,,, Tirp ,perseri shkruani pas kaq vjetesh per nje figure madhore e te pa arriteshme te skenes sone ,i cili per hor te vertetetes mund te konkuromte me plot profesionalizem e pathos ne skenat Boterore! Turp,turp !!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ciu

          Virxhil Karaja fihure e shquar e sportit?!!! - Hahahaha po ky eshte vendi i ABSURD-it o vlla...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arben

            VIRGJIL KARAJ KA QENE ARBITRI ME I SHQUAR NE BASKETBOLL BASHKE ME SHUNDIN

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tellalli

            Këta nuk janë të vetmit që përfitojnë pension special në Shqipëri . Kjo ndodh çdo vit dhe deri tani marrin pension të tillë mbi 270 persona .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje