Vizita e Klinton, Tirana vishet me flamujt e SHBA-ve. Nesër koncert me yjet e muzikës

3 Korrik 2023, 16:32Sociale TEMA

Vizita e Klinton, Tirana vishet me flamujt e SHBA-ve. Nesër koncert me yjet

Tirana gati të mikpresë ish-presidentin Bill Klinton. Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të organizojë dhe një koncert në orën 20:00, në titulluar “American Night” tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Qytetarët do të mund të shijojnë këngët nga repertori amerikan, me super hite, me instrumentistët e Bandës së Qytetit, si dhe disa prej artistëve më të mirë, si: Eneda Tarifa, Ardita Meni (soprano), Gerald Murrja (tenor), Erlind Zeraliu (tenor). Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe Moza Bekteshi Dance Academy.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Vend me debil dhe pataban kombetar ne bote nuk gjen....quhet Analbanistan, Banana Republic nen kontrollin zyrtar te USA.....

    Përgjigjjuni
    1. e
      elmaz bufi

      O mro po pse nuk hodhe si gjithnje kur ka manifestime para KM nje filmim me dron... aq me teper qe eshte hera e pare ne bote qe godina simbol e shtetit behet tribune..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje