45- minuta emocionuese në “Fadil Vokrri”, Kosova dominon Turqinë, shtylla i mohon golin

31 Mars 2026, 21:33Sport TEMA
45- minuta emocionuese në “Fadil Vokrri”, Kosova dominon

Një pjesë e parë mjaft e bukur është zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, ku Kosova përballet me Turqinë.

Dardanët kanë qenë dukshëm dominues ndaj miqve, duke mbajtur kontrollin e lojës pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë dhe duke diktuar ritmin e takimit.


Rasti më i artë i ndeshjes erdhi për Kosovën, kur Fisnik Asllani goditi mjaft bukur drejt portës, por topi u ndal nga shtylla, duke i mohuar avantazhin vendasve.

Kosova po zhvillon një lojë shumë të mirë dhe kërkon të jetë superiore ndaj Turqisë, teksa synon një kualifikim historik në grupet e Botërorit.

3 Komente

  1. F
    Fitore Kosovës

    Shumë të paparë këta të kombltares së Kosovës në krahasim me kombëtaren tonë. Në aksion tërë kohës, markonin kundërshtarin mirë, nuk linin top t'iu ikte nga këmbët, edhe po t'iu ikte vraponin ta rimerrnin. Pasonin mirë. Patën raste. Bravo. Ishalla fitojnë se ishin më lart ae Turqia.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fjala

      Po keta te çmendur jane? Kosova dominon Turqine ! Turqia po e mbyt, pavaresisht se kush do shenoje se goli shpeshe eshte dhe fat dhe jo vetem loje. Genjeni veten si admirali juaj ne krye!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albini

        Me ben dicka pershtypje! Me duket se tifozat shumica jane turq

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje