ANALIZA: Interi humbi ndaj Juventusit jo nga krahu i Rabiot

20 Mars 2023, 12:19Sport TEMA

ANALIZA: Interi humbi ndaj Juventusit jo nga krahu i Rabiot

9 humbje nga 27 ndeshje. Interi ka humbur një të tretën e ndeshjeve të luajtura në këtë kampionat. E thënë kështu, është një shifër që ka filluar të bëhet shqetësuese. Çdo nokaut, sidomos ato kundër të vegjëlve, ka shpjegimin e vet.

Dje, pas humbjes në shtëpi ndaj Juventusit, Simone Inzaghi identifikoi krahun e Rabiot në golin e Kostic si shkak për disfatën e pamerituar. Një episod i vështirë për t’u komentuar; imazhet shpjegojnë gjithçka mirë. Pas kësaj padrejtësie, zikaltrit patën gjithsesi edhe 70 minuta lojë për ta gjetur golin e barazimit. Dhe as që iu afruan.

Episodet nuk mjaftojnë për të shpjeguar. Edhe një episod kaq i bujshëm, si ai në Monza, që zemëroi në të njëjtën mënyrë Inzaghin, nuk mjafton për të shpjeguar një kampionat që ka rënë edhe në rrezikun e moskualifikimit në Champions League. Në çdo rast, nokauti ndaj Juventusit nuk mund të jetë shkak për një tjetër gjyq ndaj Inzaghit.

Ai nuk e meriton vetëm pak ditë pas një kualifikimi të bujshëm në çerekfinale të Champions League. Dhe më pas kritikat nuk mund të përfundojnë gjithmonë vetëm mbi trajnerin. Kush gaboi kundër “Zonjës së Vjetër”? Zëvendësimi i Barella, më i miri për zikaltrit, është po aq i vështirë për t’u shpjeguar sa gabimi i Chiffit (një arbitri jo të ri).

Menaxhimi i të rinjve është njëlloj problemi për Inzaghi. Çfarë të kërkosh nga një Bellanova, i nxjerrë nga “mola” dy muaj më vonë? Ndryshimi i vonshëm i skemës është një tjetër çështje për t’u analizuar. Megjithatë, edhe kundër Juventusit, problemi i ndërtimit të skuadrës u rishfaq.

Interi u përpoq të ndiqte barazimin me mjetet e tij. Një ngulmim në kërkim të hapësirave që duhen gjetur nëpër gjeometri. Në thelb nuk ia arriti, edhe sepse përballë pati një ekip shumë solid. Nuk është asgjë e re: Interi nuk ka lojtarë që driblojnë, që krijojnë situata epërsie numerike.

Vitin e kaluar ishin Perisic, por edhe Alexis Sanchez. Këtij Interi i mungon fantazia e Dybala, i cili u prenotua verën e kaluar, për t’u lëshuar më pas. Keqardhja e madhe e zikaltërve mbetet edhe sot: driblimi nuk është vetëm çështje estetike, por ndonjëherë bëhet një faktor konkret.

Nëse Interi nuk luan lojën më të mirë, nuk mund të improvizojë. Dhe është e vështirë të konsiderosh një ekip të madh që nuk ka një lojtar të aftë për të kapërcyer pengesat kur të jetë e nevojshme.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    jo mo.. po javen para si fitun keta Juventinet? keta luajne volley-foot-ball, ndryshe nga te tjeret

    Lini një Përgjigje