Asist dhe gol. Ishte kjo mënyra perfekte për t’u përshëndetur me tifozët e Partizanit, para se të nisë përvojën e tij të parë jashtë Shqipërisë me skuadrën Kolos Kovalivka në Ukrainë.
Arinaldo Rrapaj largohet si hero nga të kuqtë, pasi ishte ai që ‘vulosi’ me asist dhe gol fitoren ndaj Vllaznisë (2-0), duke prishur një seri me rezultate negative: tri barazime dhe një humbje në katër takimet e fundit.
Partizanit, por edhe kampionatit elitar shqiptar do t’i mungojë virtuoziteti i Rrapajt, një futbollit me aftësi të jashtëzakonshme teknike, që mund të zgjidhë ndeshjen në çdo moment.
Sa u përket rasteve pikante të ndeshjen me Vllazninë, të luajtur në “Arenën e Demave”, golin e parë të kuqtë e shënuan që në minutën e dytë: asit i Rrapajt për Tedi Carën, me ktë të fundit që bën atë që i takon si sulmues, 1-0 për Partizanin ende pa u nxehur mirë muskujt.
Një pjesë e parë përgjithësisht e dominuar nga vendësit, por që nuk arritën ta gjenin golin e dytë.
Edhe pjesa e dytë foli për Partizanin, që në të 63-tën gjen golin e fitores me Arinaldo Rrapajn: 23-vjeçari rrëmben një top në gjysmëfushën e Vllaznisë, i afrohet zonës dhe godet me instiktin e një lojtari të madh duke e lënë të palëvizur portierin e Vllaznië, 2-0.
Praktiksht ndeshja mbyllet me këtë gol, sese për pjesën e mbetur të lojës Partizani e administroi ndeshjen, duke marrë një fitore përballë një rivali të drejtpërdrejtë, që e ngjit qoftë përkohësisht në krye të renditjes.
Largohen shqiptaret qe te mbushet skuadra me serbe.Po serbizohet Shqiperia me bekimin e antishqiptareve qe na udheheqin dhe shume shpejt ne do jemi te padeshiruar ne vendin tone per shkak te hegjemonise serbo-greke qe ka kapur kete vend te mjere ne cdo qelize te PUSHTetit.