Ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi tha për herë të parë në një intervistë për Euronews Albania, se nuk e mendon më kthimin si trajner i kuqezinjve.
Ndonëse një rikthim i mundshëm i tij është diskutuar shumë në media, De Biasi u shpreh i vendosur se një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Ai tha se do të ishte i lumtur të kthehej si këshilltar i federatës, apo të bënte role të tjera brenda skuadrës, por nuk do i vinte keq edhe nëse kjo nuk do realizohej.
“Unë si trajner në Shqipëri nuk do kthehem më, këtë e them sot pa problem. Mund të kthehem në ndonjë rol tjetër si këshilltar i federatës. Mund të bëj një rol çfarëdolloj, brenda skuadrës, apo federatës.
Do isha i lumtur për ta bërë këtë gjë. Por e them me qetësi dhe me qartësi se edhe nëse nuk ndodh, është njësoj për mua”,-tha de Biasi.
Dashka pune pa pergjegjesi Xhani …..e ka te qerte qe ecja e tij drejt stadiumeve te Euro 16 ne France nuk ishte nje rezultat i nje pune por nje vendimi i KAS ne arbitrazh kunder serbeve ….dhe sic thosh dikur nena ime qe lumi nuk sjell gjithmone trungje …. kerkon nje post pa pergjegjesi …..tani nese do duhet te jemi te ndergjegjshem dhe te qarte dhe te drejte …..i takon u gezua dhe u indinjua sikur te ishte nje shqiptar si gjith ne ….