Silvinjo kujton me nostalgji Barcelonën, koha kur braziliani fitonte Ligën e Kampioneve

20 Dhjetor 2024, 13:05Sport TEMA
Silvinjo kujton me nostalgji Barcelonën, koha kur braziliani fitonte

Barcelona i fitonte të gjithë trofetë 15 vite më parë. Klubi katalanas u kujdes dje për të rikujtuar vitin e artë 2009, kur pjesë e tyre ishte dhe Silvinjo.

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka shpërndarë një nga fotot e postuara të Barcelonës.

Silvinjo duket duke festuar me pjesën tjetër të skuadrës. Tekniku 50-vjeçar qëndroi te blaugranasit nga viti 2004 deri në vitin 2009.

Gjatë asaj kohe Barcelona pati dhe një prej periudhave më të arta të historisë së saj.

Lini një Përgjigje