Kombëtarja e mbyll e 65-ta në FIFA

19 Dhjetor 2024, 12:30Sport TEMA
Kombëtarja e mbyll e 65-ta në FIFA

Kombëtarja e mbylli vitin në vendin e 65, duke mos patur ndryshime nga 1 muaj më parë, pavarësisht disa ndeshjeve të zhvilluara nga përfaqësuese të tjera jo të zonës Europiane.

Shqipëria e nisi vitin në pozitën e 64 dhe gjatë 2024 pati oshilacione, duke zbritur e 67 në shtator. Renditjen më të mirë historike Kuqezinjtë e patën në gusht të 2015 ku ishin të 22 në botë, kjo falë fushatës kualifikuese të Euro 2016.


Kosova renditet e 99-ta ashtu si 1 muaj më parë. Ky është pozicionimi më i mirë historik i Dardanëve. Në renditjen e publikuar këtë të enjte nga FIFA në krye mbetet Argjentina e ndjekur nga Franca e Spanja.


Kombëtarja do të kthehet në fushë në mars për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë janë në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Lini një Përgjigje