“FIFA The Best”: Njihuni me votat e Sylvinhos dhe Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares çudit me zgjedhjen

17 Dhjetor 2024, 19:32Sport TEMA
“FIFA The Best”: Njihuni me votat e Sylvinhos dhe Gjimshitit,

Vinicius JR është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2024 nga FIFA. Edhe pse ai nuk e fitoi dot “Topin e Artë” disa muaj më parë në garën me Rodrin, duket se FIFA është kujdesur për të mos e lënë “thatë” brazilianin.

Sylvinho dhe Berat Gjimshiti ishin ata që votuan për Kombëtaren shqiptare në “FIFA THE BEST”.

Sigurisht që trajneri brazilian ka votuar si më të mirin bashkëkombasin e tij, Vinicius JR. Më tej, Sylvinho vendosi në vendin e dytë mesfushorin spanjoll Rodri, ndërsa në vendin e tretë la Jude Bellingham.

Berat Gjimshiti në krahun tjetër çuditi disi. Në vendin e parë sipas kapitenit shqiptar ishte Toni Kroos, ndërsa Viniciusin e la në të dytin. Në vendin e 3-të, Gjimshiti vendosin mesfushorin Rodri.

4 Komente

  1. S
    Sqepari

    Shume i sakte dhe i qarte Gjimshiti

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O gazetar leshi. Ti the Silvinjo votoi patriotin e vet. Edhe pse Gjimshiti surprizoi !!!!! TRAP

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Vinicius eshte talent,por edhe shume hileqar e jo shume korrekt ne fushe me kundershtaret!!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Var-ja

          Bravo @Pjetër..! Pikerisht Vinicius,nuk është lojtar i paster,sepse simulon shume per te marre penallti dhe shpesh ja ka dale. Lojtari me i mirë votohet në kompleksitetin e tij deri tek sjellja e tij ne fushe dhe Gjimshiti ka zgjedhur lojtarin e duhur.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje