Dy asiste me Spartën e Pragës, Qazim Laçi zgjidhet në formacionin e javës

17 Dhjetor 2024, 15:20Sport TEMA
Dy asiste me Spartën e Pragës, Qazim Laçi zgjidhet në

Qazim Laçi vijon të kalojë një formë të shkëlqyer me Spartën e Pragës në Ceki.

Futbollisti shqiptar dhe pse nuk ishte protagonist me gol këtë javë, u veçua si një ndër futbollistët më të mirë në fitoren 2-1 ndaj Jablonec në kampionatin çek.

Mesfushori kuqezi ka dhuruar dy asist duke ndihmuar skuadrën për të marrë tre pikë të rëndësishme.  Kjo është vlerësuar dhe nga ekspertet që e kanë renditur atë në formacionin më të mirë të javës ndërsa i kanë dhënë notën 7.9.

Qazim Laçi shkon në kuotën e pesë asisteve këtë sezon, ndërsa numëron edhe dy gola të shënuar. 

Lini një Përgjigje