Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen

16 Dhjetor 2024, 17:54Sport TEMA
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton

Ndryshe nga çfarë pritej, në vendimet e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk ka patur vendim lidhur me organizimin e Evropianit të 21-vjeçarëve në 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë. 

Edhe pse gjithmonë është folur data 16 dhjetor, Komiteti Ezekutiv nuk e ka shqyrtuar këtë çështje në Lozanë të Zvicrës.

Burimi per Report TV në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se kjo çështje do të shqyrtohet në shkurt të vitit të ardhshëm, por ende s’dihet data e saktë. 

Sa i takon organizimit të Evropianit të 21-vjeçarëve në 2027, Shqipëria me Serbinë janë kandidatura e vetme që kanë paraqitur interes në UEFA.

1 Komente

  1. S
    Sqepari

    Faleminderit UEFA qe na shpeton nga faqeziu gomar i FSHF-se!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje