Juventusi kërkon të mposhtë konkurrencën për Shpendin, sulmuesi ka një kusht për bardhezinjtë

16 Dhjetor 2024, 14:37Sport TEMA
Juventusi kërkon të mposhtë konkurrencën për Shpendin,

Talenti shqiptar, Kristian Shpendi, po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa kryeson listën e golashënuesve në Serinë B, ku është pjesë e skuadrës së Çezenës.

Disa nga klubet e mëdha në Seria A, si Fiorentina dhe Napoli, po ashtu edhe skuadra angleze janë në gjurmët e tij. Së fundmi në skenë ka dalë edhe Juventusi i cili dëshiron shërbimet e futbollistit shqiptar.

Bardhezinjtë duan të mposhtin konkurrencën e madhe për Shpendin. Por ky i fundit ka një kusht për drejtuesit e Juves. Sulmuesi kërkon të luajë dhe të mbyllë sezonin me Çezenën përpara se të hedh hapin e madh në karrierë.

Rikujtojmë që para pak kohësh ai rinovoi kontratën deri në vitin 2028 dhe nëse “Zonja e Vjetër” dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë për prishjen e kontratës. Shpendi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës por nuk është diçka serioze dhe pritet të rikthehet shpejt në fushë.

1 Komente

  1. F
    Futbollisti

    Po e thatë njëherë ktë lajm me kushtin e Shpendit...... . Dmth, Juve nuk e ka fare në plan Shpendin..... . Këtë po na thoni? E morëm vesh njëherë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje