Nedim Bajrami është njeriu i momentit te Rangers. Mesfushori kuqezi ia doli që të shënojë gol në finalen e Kupës së Skocisë, në ndeshjen ndaj Celtic, që mbahet në Hampden Park (Glasgow).
Pas një topi të pritur nga portieri Kasper Schmeichel, Bajrami tregohet i vëmendshëm dhe me një goditje tokazi, dërgon topin në rrjetë.
Festa e tij e zakonshme, 25-vjeçari bëri edhe shqiponjën. Lojtari i Kombëtares po luan sezonin e tij të parë me Rangers, teksa më herët është aktivizuar te Empoli dhe Sassuolo.
Mos! Ka mërzitur Liken , kryetifozin e Celtik-ut.
Po c'na bere, mo Nedin? I shkreti Like nuk ka per te fjetur gjume sonte ne birruce. Po dhe ai, nga dhjetera e qindra ekipe europiane e boterore me emer, ku e gjeti te behet tifos me Celtic? Apo thuaj aq mend ka, si per cdo gje tjeter.
Moret vesh gjë si perfundoj ndeshja ?