Hysaj pranon të largohet, Lacio e pengon duke kërkuar para për kartonin

15 Dhjetor 2024, 16:19Sport TEMA
Hysaj pranon të largohet, Lacio e pengon duke kërkuar para për

Historia mes Hysajt dhe Lacios është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Sipas medieve italiane gjatë merkatos dimërore pritet që të ndodhë e kundërta e asaj çfarë është raportuar gjatë verës.

Nëse gjatë verës Lacio bëri gjithçka për të larguar Hysajn, të cilin e konsideronte si një “peshë” për arkat e klubit, tani gjërat kanë ndryshuar. Hysaj, edhe pse numëron zero minuta në Serie A dhe Kupën e Italisë pasi është jashtë listës së Baronit, nuk mund të largohet nga kryeqyteti nëse klubi në këmbim nuk merr një shifër të konsiderueshme eurosh.

Janë pikërisht pretendimet financiare të Lacios ato që do të mbajnë edhe për gjashtë muaj Hysajn në Romë. Sipas medieve italiane vetë lojtari është bindur të largohet nga Lacio, por Lotito kërkon para në këmbim të kartonit të shkodranit.

6 Komente

  1. F
    Fieraku

    Lacio edhe i ha edhe i djeg

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Lotito po tall Bythen me kete Palo Lojtar.Ky do rrije tek Lazio dhe 6 muajt derisa mbaron kontrata,dhe pastaj po doli ndonje Arab ta marri Ok,perbdryshe kush e Blen kete.Ky hante prej Sarrit dhe Iglit qe e mori,por eshte Komplet Debil si lojtar.Uroj Zotin qe Sylvinio te filloje te gjeje te rinj,mjaft me me Hysajn,Ramadanin,Uzunrat.Tani duhen Aktivizuar gjithmone Berisha i ri,Pajaziti ,Kristian Shpendin,po erdhen dhe Gruda dhe Vata,Broja po kthehet,dhe duhet nje Portier i ri,Strakosha nuk mbush.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hysa

        Dakord me ty 100% por kam frike se nuk eshte Silvinjo qe vendos. Portier ke Sherrin e Simon Simonin. Strakosha nuk ka qen ndonjeher portier. Disa lojtare duhet ti lajne kembet e ti pijne ujin Tares se nga medioker i beri milionera.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tornitori

        shume mire ja ben ,kur i thane ne vere ik si lojtar i lire sdonte ,tani e djeg ne tribune ,qameti ndonje ndeshje kupe si ajo qe luajti (se per kupe nuk vlen lista e kampionatit).I plasi lotitos ai e di shume mire qe hysaj ska oferta konkrete,e di shume mire qe sdo marre lek per kartonin e tij se ska lindur dje ,lotito eshte usta si delaurentis...

        Përgjigjjuni
        1. e
          edmond( koder rreshen)

          Tornitor ! Lere Hysajn dhe futbollin, po t`lutem mi mbaro ato dy Kokat e Perdeve te Dritares, qe pata porosit tek ty .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Syla

            Shif torrnon vlla se po keput naj gisht e ngelesh pa pune. I plasi Hysajt nese do lek Lacio apo jo. Ai 2 milion euro ne vit po i merr kokerr me kokerr duke nejt ne tribune o bobo. Ne Janar i intereson te iki se po shkoi ne skuader tjeter ka shans te zgjasi karrieren. Nje gje eshte e sigurte kudo qe te shkoje Hysaj do marri afer 1 milionshit prap edhe ca vjet. Ka lojtare me te keqinj se Hysaj ne Premier Ligue e po lujne e po marrin lek pafund ndaj nuk eshte aq i keq sa mendoni.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje