Sporti në fokus të buxhetit 2025, Veliaj: Do të transformojmë stadiumin “Selman Stërmasi” dhe pallatin e sportit “Asllan Rusi”

14 Dhjetor 2024, 19:58Sport TEMA

Sporti në fokus të buxhetit 2025, Veliaj: Do të

Tirana do ketë një tjetër stadium të madh, që do të shndërrohet në një tjetër destinacion për qytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëgjesës për buxhetin 2025 në shkollën “Sami Frashëri”, deklaroi se e njëjta gjë që u bë me stadiumin “Air Albania” do të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ai u shpreh se një investim i tillë i jep mundësi zonës të kthehet në një pol ekonomik dhe si shembull mori edhe investimin te Parku Olimpik.

“Duam të bëjmë të njëjtën gjë që u bë me stadiumin “Air Albania” të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”, që t’i japim Njësisë 5 një super mundësi për zhvillim, për ta kthyer në një pol ekonomik. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’. Një nga vendimet që morëm është që të bëjmë një histori suksesi si te Parku Olimpik dhe duam që këtë vit ta shfrytëzojmë maksimalisht për të bërë projektin dhe për të filluar ndërtimin aty. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe te kompleksi ‘Dajti’, me një super investim me fushën e futbollit, por edhe pjesa tjetër multisportive, multidisiplinore, të ketë gjtihashtu një investim nga Bashkia e Tiranës. Sporti, që na dha kaq shumë histori suksesi dhe krenarie këtë vit, të vazhdojë të jetë një prioritet për ne”, tha Veliaj.

6 Komente

  1. M
    Maro

    Dhe vjet te njejta objektiva the. Asgje.

    Përgjigjjuni
    1. I
      ILIR

      Pse o hajdut,shpreson qe ta kalosh edhe vitin 2025.Burgu eshte vendi me i pershtatshem per ty o Erion mashtruesi,pervec se je dhe hajdut i pangopur.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tellalli

        T'ja hash m.tin Erionit , o Ilir k.ri . Erion Veliaj , në legjislaturën e vitit 2029 , bëhet kryeministër I Shqipërisë , ndërsa ti , ngelesh një skuth i ndyrë siç je sot .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Soni

          Do rrojme e do shikojme...

          Përgjigjjuni
      2. D
        Dalipi

        Nje pyetje per kuriozitet me shume: me sa kulla do behet stadiumi tjeter????

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andi

          Cfare poli ekonomik!!! Kafe bar do behen. Asnje zhvillim tjeter nuk ka aty, pervec se do te shtohet zhurma per banoret, do veshtiresohet qarkullimi dhe do rritet shperndarja e droges! Me siguri ndonje kompani 5D do beje punimet dhe do i presi te gjithe pemet ekzistuese. Nese do i dhimbte sporti kryetarit, do e kishte rihabilituar kompleksin e stadiumit Dinamo dhe do e kishte bere fushen tamam qe ta perdornin ekipet e moshave si dikur. Po e kane bere gati per ndertim edhe aty. Ne Njesine 5 nuk ka me nevoje per kafe te tjera! Nuk kane lene cep pa ndertuar dhe pa bere kulla te larta. Cilesia e jetes ka rene dukshem, zhurma eshte shtuar, stresi eshte rritur dhe, me sa duket, nuk kemi pare gje akoma!!! Kulla te tjera jane bere gati ne rradhe!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje