KALENDARI: Publikohen datat e ndeshjeve të Kombëtares, ja kur Serbia do të 'zbarkojë' në Tiranë

13 Dhjetor 2024, 21:40Sport TEMA

Shqipëria njohu sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Kuqezinjtë do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.

Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45.

Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi. Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45.

Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45.

Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”. Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.

KALENDARI: Publikohen datat e ndeshjeve të Kombëtares, ja kur Serbia

3 Komente

  1. t
    tifozi

    Suksese djemve te kombetares. E rendesishme eshte qe te luani si grup dhe te mos mendoni se te tjeret jane me temire se sa ju. Ne tavoline, edhe Polonia e Cekia ishin me te forte se sa ne, por i mundem qe te dyja ekipet qe te dilnim te paret ne grup per Europianin. Edhe ne Portugali kur i mundem 1-0 te tera bastet ishin kunder kombetares tone, por faktet treguan se edhe ne dime te luajme. Sa i perket Anglise, nuk ka dyshim se ka yje pa mbarim ne ate ekip, opr a nuk ishte Greqia qe e mundi brenda ne Uembli?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Suksese kombetares. Ishalla me kembe ne toke dhe pesimet ti behen mesim. Luftoni fort,pa droje se nuk ka ekipe te medhaja apo te vogla sot.Ne jemi ndeshur me Angline disa here.Eshte ekip pretendent por nese luajme shpejt dhe fort c'do gje mund te ndodhe. Me Serbine duhet ta tregojme forcen ne fushe.Lereni politiken menjane dhe mos bini pre e provokimeve te tyre gje qe nuk besoj se do ndodhe me ajo qe ndodhi vite me pare.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar Kanapari

        Ne formacionin e Selvijes vetem 2 qendermbrojtesit dhe qendersulmuesi jane shtatlarte. Me skemen 4 2 3 1, Broja mbetet ne stol, duhet te luajme me nje sulmues te dyte per te shfrytezuar sulmuesit Broja Hoxha Uzuni. Skuadra tjera te nivelit tone si Hungaria, i kane marre pike Anglise. Nuk kam besim tek trajneri. Lojtaret i kemi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje