“Do të jetë ferr/ E premtja 13 për Serbinë”, ja si u komentua grupi me Shqipërinë në Beograd

13 Dhjetor 2024, 16:13Sport TEMA
“Do të jetë ferr/ E premtja 13 për Serbinë”, ja

Goglat e shortit të hedhur këtë të premte në Zyrih të Zvicrës e vendosen Shqipërinë në një grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Sigurisht që Anglia është tjetër nivel, të paktën në letër, por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë ka marrë menjëherë përballja ndaj Serbisë, me të cilën u ndeshën në eliminatoret e Europianit 2016, ku në Beograd ndeshja u ndërpre për shkak të dhunës nga tifozët.

Mediat serbe e kanë komentuar si një grup shumë të vështirë duke veçuar pikërisht Anglinë, por edhe Shqipërinë.

“Rrugë e vështirë drejt Botërorit”, ka shkruar “Kurir”. Ndërkohë, “B92” shkruan: Do të jetë ferr. Ndërsa media tjetër në Serbi “Novosti” e ka quajtur këtë ditë ters, sipas një besëtytnie kur data 13 bie në ditë të premte është ters dhe ndodhin ngjarje negative.

5 Komente

  1. N
    NK

    Ishte viti 2014, jo 2016 o trap-zetar

    Përgjigjjuni
    1. p
      patrioti

      e ka fjalen per euro 2016, ndeshja u "luajt" ne 2014

      Përgjigjjuni
    2. X
      X

      Ngrini prape dronet ne ajer se na doli mire heren e pare. Me merite jemi te humbur.

      Përgjigjjuni
      1. W
        WWW

        Me siguri do zhvillohet me stadium bosh pas cirkut te pare.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lorik

          Si mund te lejohet nje ndeshje e tille. Na e bejn kastile duan dram

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje